Lamtumirë profesor!

Lamtumirë profesor!
TIRANE- “Artist i Popullit”. Për të gjithë ne që patëm fatin të përfitojmë nga talenti, eksperienca dhe gjenialiteti i tij, kjo është një humbje e madhe, por mendoj se humbja i kapërcen kufijtë kombëtarë. Ai ishte ndër pionierët e themelimit të shkollës shqiptare të muzikës, duke dhënë një kontribut të çmuar në formatimin e shkollës shqiptare të interpretimit. Që në moshë të re dallohet për prirje të veçanta splistike, por kur në vitin 1962, në moshën 16-vjeçare, interpretoi plot siguri e autoritet Koncertin e Mendelsonit për Violinë e Orkestër, i shoqëruar nga orkestra Sinfonike e RTV shqiptar, nën drejtimin e dirigjentit Mustafa Krantja, skena do të ishte sfida e tij më e madhe.

Në vijim, shumë vepra të tjera kapitale të repertorit violinistik botëror e kombëtare do të merrnin jetë nga talenti i Mjeshtrit Madhi, në bashkëpunimet e tij me Orkestrat Sinfonike të RTV-shqiptar, TOB, ILA, AKV, Orkestra e harqeve e ILA, të cilën e themeloi dhe e drejtoi vetë me shumë sukses deri pak vite më parë. Në të gjitha rastet ai është njohur si violinist i tingullit të bukur, elegant e shprehës, duke treguar në çdo rast individualitetin e tij të spikatur artistik në skenat e Shqipërisë, Kosovës, Turqisë, Rumanisë, Kinës, Greqisë, Italisë, Francës, Gjermanisë, Zvicrës, etj, duke marrë vlerësime maksimale nga kritika e duartrokitje të gjata nga publiku.

Emri i tij lidhet jo vetëm me të qenit solist brilant e i kompletuar, por dhe me themelimin e drejtimin e përkryer të grupeve të para të ansambleve të dhomës, ku mund të veçojmë Orkestrën e Harqeve tw Universitetit tw Arteve, Trion, etj, duke ndihmuar në krijimin e traditës së lojës në këto ansamble që u bënë shumë të njohura e të dashura për publikun e gjerë. Me përgjegjësi dhe cilësi të lartë artistike ka interpretuar pothuajse të gjithë repertorin violinistik shqiptar, duke realizuar premierën në shumicën e rasteve. Ai ka shumë orë incizime e regjistrime në studio apo direkt nga sallat e koncerteve me Radio-Tiranën, TVSH, Radio Prishtinën, Radion e Pekinit (Kinë), Radion e Grazit (Austri) etj, të cilat vazhdojnë të jenë në transmetim.

Edhe në fushën e drejtimit dhe administrimit, kontributi i tij mbetet i padiskutueshëm. Si drejtues i I. L. Arteve (1977-1981), dhe dekan i Fakultetit të Muzikës(2003-2007), ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme në konsolidimin e shkollës Shqiptare të artit dhe në frymën bashkëkohore të saj. Por mbi të gjitha tek Profesor Bimi do të mbetet i paharrueshëm aspekti Human, njeriu që njihte vetëm tolerancën, respektin për talentin, urtësinë, bashkepunimin, paqen, mirësinë e forcën e karakterit.
 
Lamtumirë Profesor!

Shkrimi u publikua sot (06.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane