Sandër Lleshaj: Lamtumirë Ismail Kadare!

Sandër Lleshaj: Lamtumirë Ismail Kadare!

Ismail Kadare shkoi sot në amshim. Shkoi krejt në paqë, në mënyrën më të zakonshme, pas një pranie krejt të jashtëzakonshme, e cila ka shenjuar dy shekuj të historisë shqiptare.

Largimi i tij është një ngjarje normale. Por nuk ishte aspak e tillë prania e tij. Ajo ishte krejtësisht përtej normales.

Kadare lindi në një Shqipëri pothuajse analfabete, u rrit aty dhe mbërriti që, me gjuhën e saj të munduar e prej shekujsh të ndaluar, t'i dëshmojë Botës artin e madh të shpirtit të një populli tragjikisht europian.

Ne patëm fatin të jetojmë në kohën e tij e, ndoshta pikërisht prej kësaj afërsie, edhe pamundësinë për ta rrokur plotësisht domethënien shumë përmasore të veprës së tij të pashoqe.

Sot ne kemi të drejtën të jemi të lumtur për veprën e madhe që Kadare na la trashëgim dhe të trishtuar për zbrazëtirën që pason.

Por më shumë se sa ne, sot duhet të vajtojë shekulli i ri, që nisi pa Kadarenë.

Zoti të dhashtë paqen e pasosur mjeshtër!


Lajmi kryesor:

Ndërron jetë Ismail Kadare, por vepra e tij mbetet e pavdekshme, mesazhet e personaliteteve shqiptare


S.G/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb