Lapardhaja për Report Tv: PD është kthyer në një kosh për të korruptuarit, Berisha e ka marrë peng për hallin personal

Analisti Namir Lapardhaja thotë për Report Tv se Sali Berisha ka marrë peng Partinë Demokratike peng për interesat e tij personale. Në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Lapardhaja komenton edhe goditjet e drejtësisë.

Sipas tij, çdo opozitë në botë do e kishte kthyer në favor dhe mbështetje elektorale të gjithë goditjet që drejtësia i ka dhënë qeverisë, por kjo nuk ndodh me PD ku Berisha po e përdor atë për t’u përballur me drejtësinë dhe për të shpëtuar nga dënimi.

“Në të gjithë vende e botës kjo që po ndodh pushtet në Shqipëri, me hetime e qeveritarëve të niveleve të larta, gjykime e dënime, do kishin favorizuar çdo lloj opozite në botë. Opozita do ta kishte kapitalizuar në mbështetje elektorale këtë lloj goditje që drejtësia po i jep Shqipërisë, veçse në Shqipëri. Është  kuptueshme pse ndodh, për shkakun se Berisha ka marrë opozitën peng për hallin e tij personal për përballjen e tij me drejtësinë. Berisha është kryetari dhe ata që janë aty rresht edhe për shkak të bërjes së listave dhe zgjedhjeve janë të detyruar të hedhin ballin që e drejton Berisha dhe të ripërtypin dhe riciklojnë të gjitha akuzat e tij, qoftë ndaj Dumanit, SPAK por edhe GJKKO. Është për të ardhur keq që kjo lloj situatë e favorshme goditjesh në qeveri nuk përkthehet si mbështetje për opozitën.

Nga njëra anë SPAK e kanë shpallur organizatë kriminale, kur vjen problemi pastaj vetë thonë që do ti çojën në SPAK të gjitha lidhjet e qeverisë me krimin, ose shkelet ose abuzimet e mundshme. Është situatë paradoksale, por në këtë situatë e ka çuar PD-në halli i një personi të vetëm. Jemi në kushtet e mbijetesës për shkak të përpjekjeve për të shpëtuar Berishën nga dënimi dhe nga burgu”, tha Lapardhaja në Report Tv.

Rezultat katastrofal paralajmëron për PD në zgjedhjet parlamentare të 2025.

Ka një qetësi para furtunës në PD se të gjithë presin listat, pro në fund ato primaret që Berisha i mban si kambanë për ata që ende kanë ndonjë iluzion për të mos iu bindur, por me përmbylljen e fushatës zgjedhore, ajo parti që do ketë humbje katastrofike do ketë probleme të tjera e ato pakënaqësi që deri tani janë të venitura për shkak të listës.

Duke iu referuar një deklarate të Flamur Nokës se Metën do ta fusin në listat e sigurta të PD, Lapardhaja thotë se PD është kthyer në një kosh për të korruptuarit.

“Dje PD ka deklaruar zyrtarisht që do ta vendosë në listë të sigurt Metën që është brenda në burg duke u hetuar për korrupsion. Kjo forcë opozitare që të gjithë kemi shpresuar duket sikur është bërë një kosh për të mbledhur të gjithë të korruptuarit dhe për të bërë përballjen e tyre me drejtësinë. Ndërkohë që duhej të ishte e kundërta”, tha analisti Lapardhaja.

SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Pakti trepalësh, projekte energjie në shkallën gigavat në Shqipëri! Përfshihen gjigandët “Taqa” dhe “Terna”! Ministri i EBA: Bëhen bashkë bollëku shqiptar dhe ndërlidhja e Italisë

Pakti trepalësh, projekte energjie në shkallën gigavat në Shqipëri! Përfshihen gjigandët “Taqa” dhe “Terna”! Ministri i EBA: Bëhen bashkë bollëku shqiptar dhe ndërlidhja e Italisë