Erjon Veliaj ka vazhduar turin e takimeve në kryeqytet duke u ndalur në njësinë bashkiake 11, në Laprakë.
Gjatë bashkëbisedimit me banorët e zonës, Veliaj tha se një problem i madh për këtë zonë është infrastruktura, ku premtoi se do të ketë një vëmëndje të madhe nga bashkia nën drejtimin e tij për ti dhënë zgjidhje.
Në vemendje të programit për këtë zonë, Veliaj tha se do të jenë rritja e hapësirave të gjelbëra, apo dhe hapja e bibliotekës.
“Kjo nuk është një fushatë për të marrë në gojë lindjet e grave, por për problemet e qytetit”, tha Veliaj, i cili u ndal në problemet konkrete për banorët e Laprakës.
Në këtë njësi sipas Veliajt janë identifikuar 227 problematika mes të cilave 6 hapësira parkimi që janë abuzive, për të cilat Veliaj premton se do t’ja kthejë qytetit. E bashkë me to rikonstruksionin e kopshtit nr.28.
Veliaj ka premtuar ndër të tjera zgjidhje të problemit të ujit të pijshëm në lagjien Don Bosko, kthimin në hapësira argëtuese për fëmijët të 11 hapësirave të uzurpuara, instalim të sistemit të ngrohjes në shkolla.
Në shkollën “Isa Boletini” sipas Veliajt fëmijët shkojnë në shkollë me dy turne sepse shkolla nuk i përballon të gjithë nxënësit. Ai ka premtuar dhjetëfishim të kapacitetit arsimor.
“Nuk ka gjë më të shtrenjtë se fëmijët dhe nuk ka demokrat, sado militant të jetë që të thotë “Le të thahet fëmija nga i ftohti, të më rrojë SHQUPI.
Do instalojmë ngrohjen në shkolla. Tirana nuk është Afrikë dhe nuk ka asnjë arsye që fëmijët tanë të kenë ftohtë në shkolla.Më e rëndësishme se partia është jeta e fëmijëve”, deklaron Veliaj.
Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO