Largimi i të rinjve drejt Gjermanisë, mesazhi i Schulz: Qeveria ka bërë punë të mirë, duhet të fokusohet më shumë te punësimi

Ish-kreu i Parlamentit Europian, Martin Schulz u prit nga Damian Gjiknuri në selinë e PS ku dha mesazhin për largimin e të rinjve shqiptarë drejt Gjermanisë.

Ai e pranoi këtë fakt dhe ndërsa vlerësoi punën e qeverisë shqiptare në përgjithësi, u shpreh se fokusi duhet të jetë më i madh te punësimi.

“Të rinjtë po ikin. Qeveria ka bërë një punë shumë të mirë, megjithatë duhet të fokusohet më shumë te pjesa e punësimit”, tha Schulz.

Schulz u shpreh se e vlerësoi punën që është bërë në Shqipëri gjatë viteve të fundit dhe tha se është i surprizuar nga ndryshimet në Tiranë.

“Kam ardhur për vizitë të shkurtër. Vlerësoj punën e bërë në Shqipëri, zhvillimet politike dhe ato të lidhura me BE. Ne folëm për situatën në BE dhe zhvillimet botërore dhe jam shumë i impresionuar për zhvillimin e Tiranës. Unë duhet të pranoj që hera e fundit që isha këtu ishte 8 vite më parë dhe jam i surprizuar nga zhgvillimi dhe ndryshimi i qytetit”, tha Schulz.

Ndërsa sekretari i përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri u shpreh se po përgatiten për një konferencë të madhe për të majtën progresiste.

“Besoj se Schulz e tha, është një nga personalitetet e mëdha të politikës gjermane, është bashkëpunëtor i afërt i PS dhe së bashku jemi duke punuar në lidhje me politikën e jashtme, sfidat e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor këtë periudh dhe pse jo të rrisim bashkëpunimin në të gjitha nivelet europiane dhe ne po përgatitemi të zhvillojmë konferencë të madhe për të majtën progresiste dhe idetë për të ardhmen, sidomos me fokus integrimin në BE”, tha Gjiknuri.

I pyetur nëse do të jetë i pranishëm Ilir Meta, Gjiknuri u përgjigj shkurt duke thënë: “Ilir Meta është i rreshtuar me koalicionin e së shkuarës dhe nuk ka më lidhje me të majtën dhe besoj që ju e dini që nuk është më pjesë e grupeve progresive të majta.”

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës