'Largimi më kushtoi shumë', De Biasi kujton tre vjetorin e ikjes nga Shqipëria: Përjetova emocionet më të bukura të jetës time

'Largimi më kushtoi shumë', De Biasi kujton tre vjetorin e ikjes nga Shqipëria: Përjetova emocionet më të bukura të jetës time

Gianni De Biassi, ish-trajner i Kombëtares, me rastin e tre vjetorit të largimit nga Shqipëria ka kujtuar sot emocionet e përjetuara me kuqezinjtë. Italiani thotë se largimi i kuhshtoi shumë edhe atij, por evidenton faktin që me kombëtaren tonë përjetoi shumë emocione të cilat i cilëson si më të bukurat e jetës.

"Tre vite më parë vendosa të largohem nga drejtimi i Shqipërisë që për mua ishte një moment i trishtë dhe shumë i vështirë. Objektivi ishte që ti lejoja atij që do më zëvendësonte të kishte kohën e duhur të njihte lojtarët.

Largimi nga Shqipëria më kushtoi shumë, por si për çdo gjë në jetë ka një fillim edhe një fund dhe historia ime shumë e bukur kishte ardhur në fund. Faleminderit Shqipëri, faleminderit presidentit Duka, faleminderit të gjithë futbollistëve protagonistë të rrugëtimit drejt një ëndrre, faleminderit që më bëtë të jetoja emocionet sportive më të bukura të jetës sime.."-shkruan De Biasi.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

OKB: Lufta ka shkaktuar 37 milionë ton mbeturina në Gaza, duhen 14 vite për t’i pastruar

OKB: Lufta ka shkaktuar 37 milionë ton mbeturina në Gaza, duhen 14 vite për t’i pastruar