Largimi nga hoteli,shtyhet afati për 'Thumanën',banorët:Tani presim premtimin e kryetarin

E ndërsa në Durrës ende nuk dihet se si do të veprohet me familjet që duhet të lënë sot hotelet, në Shëngjin banorët e Thumanës do të vijojnë që të qëndrojnë deri kur të gjejnë shtëpitë me qira. Kryetari i bashkisë Artur Bushi u ka premtuar se do u gjejë shtëpitë dhe do të rishikojë vlerën e qirasë. Banorët kanë treguar edhe situatën që ndodhen gjatë prononcimeve për Report Tv.

"Na tha se deri kur të siguroni banesat nuk do të lëvizni. Kryetari i bashkisë na tha se nëse nuk do i gjeni vetë, do i gjej unë. Këtu në resort na kanë ofruar edhe punë dhe ata që punuan me 31 morën lekët në dorë. Është mrekulli që jemi gjallë. Zoti i di vetë punët e veta, me fatin nuk luhet, kam qenë në katin e pestë. Tmerrin e kam përjetuar brenda, isha te pallati që është shembur. Dolëm me rroba gjumi jashtë. Deshi Zoti që shpëtuam, ato janë fatkeqësi. Kemi besim se do të ndërtohen shtëpitë" tha njëra nga banoret.

Ndërsa një tjetër theksoi se "Kërkuam për banesë me qira, por nuk mund ta gjej se kam një nënë 90-vjeçe, më tha kryetari i bashkisë që do ta gjejmë ne. Sapo të gjejmë shtëpitë do të ikim, nuk duam të rrimë këtu. Kryetari i bashkisë na dha fjalën se do të na ndihmojë. Është e vështirë për të gjetur banesa me qira".

Një tjetër banor që i është prishur shtëpia dhe biznesi tha se "Jam banor i Thumanës, pallatit që u shemb, kryetari i bashkisë na tha se shtëpitë do i bëjmë. Ai na ka ndihmuar. Rritje të çmimit të qirasë ka, por ne jemi në kërkim, kryetari i bashkisë na tha do u ndihmoj. Edhe ne nuk kemi pse rrimë këtu, se duam të vijojmë jetën normal" tha ai. Bashkia miratoi në vendimin e parë vlerën e qirasë 3 mijë lekë për person, por duke qenë se çmimet janë rritur, u është premtuar se do të rishikohet vendimi.


Lajmi kryesor:

Largimi nga hotelet, pas Thumanës edhe Durrësi shtyn afatin për disa kategori, ja kush duhet të dalë! Banorët: Shteti të gjejë zgjidhje ose të na djegë


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës