/ATSH/-Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, i cili u rizgjedh pak ditë më parë, paralajmëron mbajtjen e Konventës së dytë të LDK-së.
Në këtë Kuvend punues sipas Mustafës do të caktohen orientimet programore për katër vitet e ardhshme, si parti e qendrës së djathtë e cila po e udhëheq qeverinë për herë të parë pas lufte.
"Pas përmbylljes së procesit zgjedhor, LDK do të organizoj Konventën e Dytë të saj (Kuvendin punues), për orientimet programore për katër vitet e ardhshme, si parti e qendrës së djathtë e cila ka marrë përgjegjësinë, për herë të parë pas lufte, të drejtojë qeverisjen e vendit.
Në këtë Konventë, po ashtu, do të propozohen disa ndryshime dhe plotësime të Statutit të LDK-së që ndërlidhen me organizimin e degëve jashtë vendit dhe me moshën e Forumit Rinor të LDK-së. Kurse, delegatëve të Kuvendit, do tu prezantohet raporti i punës së LDK-së për katër vitet e kaluara dhe raporti financiar si dhe do të informohen lidhur me punën e grupit parlamentar të LDK-së në Kuvendin e Republikës së Kosovës", ka deklaruar Mustafa.
Ai sqaron se në fazën përgatitore të kësaj Konvente, do të zhvillohet debat me anëtarësinë dhe organet e LDK-së në terren, ku në mënyrë të drejtpërdrejtë do të japin kontributin e tyre në këto procese.
/Shqiptarja.com