Grekët e vjetër kanë besuar se arroganca, ose “hubrisi” (paturpësia), ka qenë e përcaktuar që të dënohet nga një kthim shkatërrues i fatit. Arroganca romake, ndërkaq, e ka ndarë këtë veti në pesë segmente, e para ndër to ishte imperium e kthyer në “të fitosh zemrën dhe mendjen” e popullit të vënë me dhunë nën autoritetin.
Kur flasin për arrogancën e popujve e të kombeve, studiuesit nxjerrin teza në të cilat çdoherë argumentimi bëhet mbi forcat superiore dhe pushtuese. Në ç‘kombinim hyjnë këtu shqiptarët, duke qenë gjithnjë nën e asnjëherë mbi?
Shpesh jemi shokuar nga arroganca me të cilën është kërkuar e drejta mbi këtë tokë, dhe shpesh jemi shokuar nga arroganca me të cilën kërkohet që gjithçka të rishkruhet jo si është, por ashtu siç do t’iu pëlqente popujve e kombeve arrogantë.
Por, mbase vetëm ndër shqiptarë ndodh që duke qenë çdoherë nën e asnjëherë mbi, arroganca të pësojë mutacion e të shpërthejë si një krizë mentaliteti. Prandaj ndodh që arroganca e munguar mirëfilli, të pësojë dhe të eksplodojë.
-Një shkrimtar kosovar është shpallur “shkrimtar i shekullit” me veprën e promovuar si vepra më serioze e letërsisë shqipe në disa dekada. Dhe kjo, ende pa dal vepra në treg. Një tjetër shkrimtar shqiptar thotë se ka shkruar një kryevepër. Një regjisor shqiptar thotë se filmat e tij janë më të mirët ndër gjithë shqiptarinë, pa çka se kjo shqiptari akoma nuk është kthjellur dhe nuk e ka kuptuar këtë. Shqiptarëve të vet ai u ka premtuar çmimin Oskar.
Një historian shqiptar thotë se e ka shkruar veprën më të denjë e më të plotë për historinë e shqiptarëve, pa çka se argumentet e saj ia rrënojnë, si të ishin një kullë me fije “çibritësh”.
Herë teposhtë e herë përpjetë, herë me më shumë e herë me më pak, tmerret që jetojnë të tkurrura, kur shpërthejnë japin karakterin e ndrydhur kombëtar.
Arroganca është veti “idiotësh” dhe frikacakësh, shkruan diku, e cila asnjë lidhje s’ka me madhështinë. Pozat e munguara të saj në historinë e kulturës sonë kanë bërë që “fama” disa personazheve në shoqërinë tonë t’u shkojë direkt në krye, si një gotë verë e çuar esëll.
Kush bie barkas e pjellë çkado, larg asaj se si një gjeni do të duhej të sillej, çdo krijimin në secilën fushë kërkon një shkallë arrogance. Çdo vendim më pas për vlefshmërinë e publikimit të saj kërkon një nivel tjetër arrogance, por…
Ka folur mileti se si disa “pushtetarë” i kanë blerë titujt me pare, i kanë blerë “kryeveprat” me pare dhe me pare edhe dijen e kanë blerë. Në mesin e tyre, çarshia thotë sot se çdo gjë mund ta blesh në këtë dynja kosovare. Asgjë s’ka të paçmim. Nuk është ky rezultati i popullit “hipokrit”, por “pushteti” i intelektualëve dhe artistëve arrogantë.
Intelektualët dhe artistët e Kosovës, mund të flasin apo të heshtin, mund ta mbështesin apo ta luftojnë pushtetin, mund të fitojnë apo të humbin, mund të shtrihen përtokë apo të jenë arrogantë të pacipë, por pozat arrogante janë vështirë të durueshme.
Duket se popujt e këtyre tokave, dhe vetë populli shqiptar, kultura dhe krijimtaria e tij, duhet të presë edhe shume vite për t’u “filtruar”.
Shqiptarët, serbët, grekët, turqit edhe, por edhe popujt e tjerë më të vegjël, kush më shumë e kush më pak kanë mbetur robër të miteve të tyre dhe të papajtueshëm për shkak të diversitetit kulturor, kombëtar e fetar. Por arroganca kombëtare e atyre që e patën atë, do të duhej të ishte nëse jo një “kthim fati shkatërrues”, atëherë një kthim tjetër fati.
Marrë nga "Zëri"
/Shqiptarja.com