TIRANE- Lista e barnave të rimbursueshme këtë vit do të jetë jo vetëm on-line, por nëpërmjet një aplikimi të thjeshtë çdo kush mund të mësojë edhe sa është çmimi që blihet një medikament i caktuar. Kjo pasi për herë të parë, Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, sjell “e-barna”, një aplikim i cili e bën tashmë listën e barnave të rimbursueshme lehtësisht të përdorshme jo vetëm për mjekët, farmacistët, por edhe për pacientët e interesuar.
Risi e kësaj forme është bërja e mundur e përdorimit të kësaj liste edhe nëpërmjet pajisjeve të tjera elektronike përveç kompjuterit, që janë tabletat, celularët, etj.
Më konkretisht mjafton të klikoni me një të dhënë të barit në https://isksh.com.al/ebarna/ dhe me një kërkim të avancuar shfaqen në ekran gjithë të dhënat e tjera të barit, si: emërtimi kimik e tregtar, formë doza, firmat farmaceutike, nëse është në listën e rimbursimit apo jo, çfarë çmimi mbulon fondi, etj.
Deri më tani lista e barnave të rimbursueshme që shfaqej në faqen zyrtare të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore ka pasur të njëjtën forme me listën e printuar që ka çdo farmaci, por këtë vit, lista do të jetë on-line në një formë të re, e cila do të jetë më mirë e aksesueshme për përdoruesit.
Sipas ekspertëve të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore kjo do të rrisë jo vetëm efikasitetin e përdorimit të saj, por rrit edhe numrin e përdoruesve nga një masë më e madhe njerëzish, jo vetëm thjesht mjekët e farmacistët por gjithkush që është i interesuar për të marrë informacion rreth barnave të kësaj liste.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com