“Falja e Gjakut”, Joshua Martson:
Pse u skualifikua filmi nga Oska

“Falja e Gjakut”, Joshua Martson:<br />Pse u skualifikua filmi nga Oska
TIRANE- “Falja e Gjakut” që fillon në 24 shkurt është një dramë nga shkrimtari/drejtor Joshua Martson që fokusohet në një familje shqiptare që është në gjakmarrje. Nik (Tristan Halilaj) është një adoleshent i lumtur në një qytet të vogël, derisa bota i përmbyset kur babai dhe xhaxhai i tij ngatërrohen në një sherr për tokën që çon në vrasjen e një fshatari dhe sipas një kodi shumëshekullor nderi familja e të vdekurit do të marrë jetën e një mashkulli të familjes së Nikut si ndëshkim.

Me xhaxhain në burg dhe babain që fshihet, Niku është targeti i parë, i detyruar të qëndrojë në shtëpi për një kohë të pacaktuar, ndërkohë që motra e tij më e re, Rudina (Sindi Laçej) detyrohet të lërë shkollën dhe të merret me bizneset e familjes.

Gjatë një interviste ekskluzive telefonike me Collider, Joshua Martson flet duke treguar këtë histori të përplasjes ndërmjet traditave të lashta dhe jetëve moderne të njerëzve të rinj e ardhmja e të cilëve është e kërcënuar prej tyre, ndryshimet për marrjen e historisë nga një vend që ku njerëzit nuk janë familjarë dhe për ndjenjat e tij rreth skualifikimit të filmit si një hyrje shqiptare për Academy Aëards, në pjesën më të madhe sepse ai është Amerikan.

Collider: Që kur morët udhën për të bërë filma, cila ishte pika që ju kuptuat se çfarë donit të bënit?
Joshua Martson: Isha fotograf, që në gjimnaz, pra kjo ishte fillimi i karrierës some, vizualisht si një artist. Por, studiova shkenca sociale në fakultet dhe jetoja jashtë, dhe mendova për pak, se duhet të punoja në shërbimin e jashtëm. Bëra edhe një kurs në këtë pikë, në ambasadën e SHBA në Paris. Mendova për pak se mund të bëhesha edhe gazetar. Dhe më pas, mendova se duhet të shkoja në Akademi për të studiuar marrëdhëniet ndërkombëtare dhe shkencat politike.
Kjo, siç u provua nuk më dukej dhe aq kreative dhe në fund mbërrita rreth filmit, pjesërisht sepse isha në fushën e fotografisë. Mendova se meqënëse ishte interesante që të udhëtoje dhe të bëje fotografi, shkova më larg dhe isha më i interesuar për historitë pas fotografive, Isha më i interesuar për rrëfimet.
Kështu, të bëja filma u bë një rrugë e mundshme që unë të kombinoja interesin tom në fotografi dhe të mblidhja histori, ashtu sikurse edhe interesimi im për gazetarinë dhe shkencat politike e marrëdhëniet ndërkombëtare. Ishte vertët një rrugë që të gjitha këto interesa mblidheshin bashkë. Nuk ishte reale derisa erdha pas të 20-ave, dhe që më në fund shkova në një shkollë filmash në NYU ku u investova tërësisht në këtë fushë.
Çndryshime duhen bërë në marrjen e një historie rreth një vendi për të cilin njerëzit nuk kanë shumë dijeni dhe ta thjeshtosh atë për ta bërë të kuptueshëm për shikuesit?
Kjo është një pyetje shumë e mirë. Ka disa çështje që dolën në dritë te të dy filmat Maria Full of Grace dhe Forgiveness Blood, dhe unë merresha me to sa herë që shkoja jashtë për të shkruar pjesë të tjera të skenarit. Ndryshimi i parë më i madh është ndjenja se je në rrugë të mbarë, kam bërë detyrat e shtëpisë dhe prezantoj mjaftueshëm botën dhe kulturën e dikujt tjetër që nuk jam unë, në një farë mënyre, duke ngritur stereotipet. E gjithë çështja është të mësosh rreth një vendi tjetër, një kulture të huaj dhe një bote tjetër dhe unë pikërisht prezantoj atë çka kam mësuar, dhe jo në një farë mënyre ta thjeshtësoj atë.
Duke thënë këtë, ndryshimi tjetër është komunikimi i asaj që ti ke mësuar, jo vetëm në mënyrën që të ndihet e vërtetë dhe për të tjerët, por gjithashtu të jetë e kuptueshme në një kohë të shkurtër. Përshembull, në rastin e këtij filmi, kishte një ndryshim të madh, duke shpenzuar javë dhe javë dhe duke pasur biseda të gjata përmes së cilave duhet të kuptoja nuancat dhe kompelsivitetin e këtij sistemi që përfshinn gjakmarrjen. Duhet ta marrësh të gjithën dhe më pas të punosh në një rrëfim ku dikush që nuk është i kësaj kulture të ndihet se e ka kuptuar ç’po ngjet dhe në të njëjtën kohë, nëpërmjet dialogjeve dhe performancave të tregohet një histori që për një njeri tjetër që nuk e njeh kulturën, të mos mendojë se historia përfundon, në mënyrë që të shpjegosh diçka që ata tashmë e dinë. Në termat e të shkruarit të skenarit ky është një parashtrim.
Ndryshimi tjetër është marrja e njohurive specifike për një vend të panjohur dhe të ndërtosh një histori që jo vetëm është tërheqëse dhe e huaj, por gjtihashtu të ndihet familjare dhe e kuptueshme. Unë nuk tregoj vetëm një histori gjakmarrjeje në Shqipëri. Unë gjithashtu tregoj një histori rreth familjes, rreth të qenurit adoleshent dhe më pas kthimit të këtij adoleshenti në një të rritur. Eshtë një ndryshim i rëndësishëm për mua, që të sogurohem se historitë e mia i kanë të dyja, edhe specifike, edhe universale në të njëjtën kohë.
Ju keni pasur performanca të pabesueshme me të tillë aktorë të rinj pa eksperiencë. Si ia bëtë me këtë?
Ndarja e roleve është një punë, shumë, shumë e mmadhe dhe ne harxhuam për të 6 muaj, duke shkuar nga njëra shkollë te tjetra. Kemi shkuar në 50 shkolla duke bërë intervista me studentët. Ne vendosnim kamera në një klasë apo në një sallë kompjuterash dhe mësuesit na sillnin grupe fëmijësh gjatë gjithë ditës dhe unë zgjidhja një duzinë, apo dy duzina nga secila shkollë. Në pikën e fundit, kthehesha sërish në shkollë dhe ribëja procesin edhe kjo ishte shpesh e vështirë dhe e ndryshme. Duhet ta kisha idenë sesi ta bëja këtë procedurë të dytë të vlefshme, pra ishte një proces mësimi.
Herën e parë që u riktheva për së dyti, takova një grup studentësh dhe u thashë atyre se do tu jepja një skenar, dhe ata të mund të bënin një improvizim dhe më pas i dëgjoja dy e nga dy. Ata kishin emocione, ngrinin. Kam qenë shumë i kujdesshëm dhe u flisja së bashku me bashkëdrejtorin tim shqiptar, që të bëja të sigurt faktin se ata duhet të vinin me skenarin për të bërë improvizimin, dhe ata vazhdonin të ishin të ngrirë.
Dhe derisa herë e kemi bërë këtë, u ngrit një sistem kur unë ulesha me një grup të tyre duke bërë një gjysëm rrethi dhe duke i përfshirë në bisedë, në gjuhën shqipe. Zakonisht filloja me pyetje të tilla si “Cila është gjëja më e vështirë e të qenurit një adoleshent në Shqipëri sot?” Nëse bën një pyetje të tillë për të gjithë adoleshentët, pothuajse në gjithë planetin, adoleshentët do të kenë opinione të forta rreth asaj se çfarë e bën jetën e tyre si një udhëtim. Në Shqipëri, ky rregull nuk bën përjashtim.
Ajo që ishte më interesante, ishte fakti se përgjigjet gjithmonë vinin rreth konfliktit ndërmjet mentalitetit të vjetër shkollor dhe mentalitetit të ri. Në mënyrë të vecantë vajzat që qaheshin se do të jetonin në një shoqëri patriarkale. Kjo na çonte në debate të gjalla dhe këto debate ktheheshin në skenarë ndërkohë që i vija ata të ripërsërisnin bisedat. Kjo më bënte të kuptoja nëse ata mund të aktronin. Ishte një kombinim i seksioneve të ndarjes së roleve dhe atyre kërkimore, për të mësuar rreth jetës adoleshente në Shqipëri.
Janë këto ndryshime specifike ndërsa drejton njerëz në një gjuhë të huaj për ju?
Aktorët e këtij filmi flisnin në anglisht dhe italisht, dhe unë flas shumë mirë italisht. Situatat ku më duhej të flisja shqip ishin më të shumta kur unë merresha me pjesët e vogla. Përpiqesha të përdorja shqipen time për këtë. Kisha mësuar diçka shqip, por sfida më e madhe ishte kur duhet të ndërtoje një fjali dhe të përshkruaja cfarë doja pa i ngatërruar aktorët.
Duke qenë se jeni marrë shumë me këtë film për ta bërë autentik, është zhgënjyes fakti që u skualifikuat si një hyrje shqiptare për Oskar, sepse ju jeni amerikan, apo ky cmim është sekondar pasi ju doni të tregoni historinë në mënyrë autentike?
Po, është dytësore. Për mua, ajo që ishte vërtet e rëndësishme, është fakti që shqiptarët e ndoqën filmin, kanë parë edhe filma të tjerë, dhe zgjodhën këtë film për të prezantuar vendin e tyre sepse ata ndjenin se kjo histori është shqiptare, dhe filmi për ta, ishte shqiptar, edhe pse unë nuk isha shqiptar, dhe ata kërkuan prezantimin e këtij filmi. Për mua, ky është vlerësim për punën që kisha bërë, në bashkëpunim me gjithë regjizorët shqiptare dhe anëtarë të tjerë të grupit. Krijuam dicka që ishte e gjallë dhe autentike. Kjo është më e rëndësishme.
Sa për dekurajimin, ajo që ishte dekurajuese për mua ishte të shikoje sesa të mërzitur dhe të irrituar ishin shqiptarët kur Akademia tha “na vjen keq”. Ata u ndjenë të mashtruar, sidomos për mënyrën sesi ndodhi. Një nga faktorët decizivë ishte fakti që anëtarët kyç, me bashkëpunimin e dizenjuesve të kostumeve shqiptare, vinin nga USA, Britania dhe Italia. Kjo është e vërtetë, edhe në filmat që drejtohen nga drejtorë shqiptarë, dhe ishte e vërtetë edhe për filmin që zëvendësoi timin. Gjysma e ekipit ishin grekë.
Ky është një refleksion i faktit që industria shqiptare e filmit është e vogël dhe, edhe me një film që drejtohet nga Shqiptarë, ju duhet të përfshini patjetër edhe të huaj. Kjo është një gjë e nevojshme për momentin. Kështu do të rritet industria e tyre e filmit. Kështu, për moskualifikimin e filmit, në pjesën më të madhe, për shkak të kësaj, duket më shumë si një reflektim sesa pak Akademia e kuptoi nuancën se çfarë është Shqipëria, dhe duket si një përballje e qartë sesi Akademia duhet të kuptojë më mirë se çfarë është dhe çfarë nuk është shqiptare.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane