Hilary Duff ka ardhur në një set fotografik për revistën Health ku tregon sfidat me shëndetin e  saj.

Hilary ka qenë e fiskuar që të dobësohej në mënyrë drastike.

Kjo dëshirë e saj ka ardhur pas lindjes së vajzës ku iu desh më pas 1 vit e gjysëm të humbte peshën që nuk donte.

hilary duff

Modelja 27-vjeçare rrëfen se ishte e fiksuar me çdo gjë që vinte në buzë dhe ishte gjatë gjithë kohës e këputur pasi nuk merrte kaloritë e nevojshme.

Më pas ajo ka vendosur që t’i thotë vetes që është e kënaqur me trupin që ka, dhe është e vetëdijshme që ka një trup atletik dhe të rregullt.

Hilary është ndarë nga bashkëshorti i saj Mike Comrie në janar por ka deklaruar që ende ndjen për babain e vajzës së saj.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)