TV5 Monde, 11 stacionet e saj, website, faqja e Facebook dhe ajo e Tëitter janë goditur nga një sulm kibernetik i pazakontë nga ISIS. 

Të piratuar nga disa hacker misteriozë të Shtetit Islamik, kanali francez po përpiqet ende për t’u rikthyer në transmetim normal pas sulmit të një nate më parë, ndonëse për këtë do t’i duhen disa ditë. 

Gjatë natës përdoruesit e faqeve të TV5 Monde në rrjetet sociale e web kanë parë të shfaqej shkrimi “Je suis ISIS” me foto profili një burrë të mbuluar në një sfond të zi me regjistrimin si “CyberCaliffato”. 

Përkohësisht janë ndërprerë dhe programet e shpërndara në 200 shtete të botës.
 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)