Ajo që ndodhi në ‘Kumanovë’ mund të përsëritet dhe në Greqi. Paralajmërimi vjen nga deputeti grek i Demokracisë se Re, Nikitas Kaklamanis, i cili gjatë një fjalimi në Parlament tha se qeveria greke duhet të përgatitet për rrezikun e përsëritjes se ngjarjeve të Kumanoves edhe në veri të Greqisë.
Kaklamanis ka përmendur një organizatë të vetëquajtur Ushtria Çlirimtare e Çamerisë si një rrezik potencial. Deputeti i Demokracisë së Re ka kërkuar nga qeveria greke që të hetojë për lajmet në media që thonë se ajo që ndodhi në Kumanovë, ku e vetequajtura Ushtria Çlirimtare Kombëtare organizoi një sulm të armatosur, mund të përsëritet edhe në Greqi.
Në të njëjtën kohë, Kaklamanis kritikoi qeverinë greke se nuk i është përgjigjur sfidave të krijuar prej Kryeministrit shqiptar Edi Rama me çështjen e marrëveshjes se detit dhe emërimit të Shpëtim Idrizit në postin e nënkryetarit te Parlamentit shqiptar.
“Këto harta (të kërkimit në naftë) kanë qenë publike nga pala greke që në vitin 2011 lidhur dhe pala shqiptare nuk ka bërë asnjë kërkesë, deri në momentin që në Tiranë shkoi për vizitë Presidenti turk Rexhep Erdogan. Ndërkohë, vetëm kohët e fundit Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë, vendosi të rrisë bashkëpunimin me partinë nacionaliste PDIU, e ndërsa kryetari i PBDNJ-së u deturya të jap dorëheqjen”, deklaroi deputeti Nikitas Kaklamanis.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO