“Mitet” më të komentuar të vitit në Facebook,
ja ata që ndjekin Papa Françeskon 

“Mitet” më të komentuar të vitit në Facebook,<br />ja ata që ndjekin Papa Françeskon 
Çdo ditë i kushtojmë kohë dhe vëmendje “Facebook-ut” dhe lajmeve që tërheqin vëmendjen. Facebook ka publikuar vendet më të përfolura dhe emrat e vipave më të klikuar e komentuar gjatë këtij viti.
Papa Françesko është “miti i Facebook-ut” që mbahet në gojën e të gjithëve. Ndërsa vendet më të komentuara në Itali janë Vatikani, Katedralja e Milanos, Sheshi Shën Pjetri etj.

1. Ndër artistët, realizon apo jo pritshmëritë tona, Beyonce Knowles qëndron në vendin e parë si personazhi vip më i përfolur.
32-vjeçarja është renditur nga revista ekonomike ‘Forbes” si më e paguara me 115 milionë dollarë fitime në vit.
Ajo pati bashkë me bashkëshortin Jay Z 95 koncerte dhe hiti i tyre i turneut “Drunk in Love” ka prekur thellë fansat.



2. 41-vjeçari Pharell William kapi majat me hitin e tij “Happy”. Këngëtari u nderua këtë vit me çmimin “Walk of Fame”.

3. 32-vjeçarja Nicki Minaj është kthyer në një nga vipat viralë më të dikutueshëm, ndërkohë është edhe një nga protagonistet më aktuale të popit ndërkombëtar.

4. 24-vjeçarja Taylor Swift, e cila është konsideruar edhe mbretëresha e muzikës “Country” është një nga protagonistet më të mëdha të skenës në muzikën pop, sidomos pas publikimit të albumit të saj 1989.

5. Jimmy Fallon është më i ndjekuri me programin e tij “Saturday Night Live” për shown që dhuron dhe imitimet që u bën vipave. Jimmiy është një burim i pashterueshëm sa i përket showt që ofron me vipat e ftuar në skenë.

6. Iggy Azalea, reperja 24-vjeçare australiane e cila e shikon muzikën si formë shprehjeje.



7. Katy Perry është një nga artistet më interesante dhe stimulues në sektorin e muzikës e cila këtë vit pati edhe turneun “Prism” dhe kurorëzimin me çmimin “Femra e vitit” nga revista Elle.

8. Pit Bull, reperi amerikan me origjinë kubane është bërë i njohur më shumë për bashkëpunimet me një serë vipash si Jennifer Lopez, Shakira, Enrique Iglesias, Marc Anthony. Këtë vit ai performoi bashkë me Jennifer Lopez në hapjen e Kampionatit të Futbollit Botëror në Brazil.

9. John Legend i njohur si muzikant, kantautor, ka të paktën një dekadë si artist.  

10. Kim Kardashian, pritej apo jo zë vendin e 10 si më e përfoluar në rrjetin social Facebook. Këtë vit ka bërë bujë me dasmën e saj me bashkëshortin Kany West në Firence të Italisë dhe vajzën North West.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)
 

1/2
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Vranësira dhe reshje shiu lokale, parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe reshje shiu lokale, parashikimi i motit për sot