Me rastin e 25 vjetorit të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijës, “Save the Children” hapi javën jubilare me takimin “Të drejtat e Fëmijëve me sytë e mi”. Ky takim kishte si qëllim promovimin e të drejtës së fëmijëve për pjesëmarrje përmes eksperiencave më të mira të fëmijëve si aktivistë në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të tyre. Pjesëmarrja e fëmijëve është një e drejtë sublime dhe si e tillë ajo duhet të respektohet dhe të zbatohet nga institucionet përgjegjëse dhe shoqëria. Zëri i çdo fëmije duhet të dëgjohet dhe të bëhet pjesë e çdo procesi vendimmarrje apo me rëndësi për fëmijët.
Duke vlerësuar rëndësinë dhe sfidat që hasin fëmijët në Shqipëri për të ushtruar këtë të drejtë, pjesëmarrja e fëmijëve për herë të parë u bë pjesë e rekomandimeve të dhëna nga 47 vende, anëtare të Kombeve të Bashkuara, në sesionin e Rishikimit Periodik Universal në Gjenevë 2014. E drejta e fëmijëve për pjesëmarrje sanksionohet me ligj në Shqipëri, por realiteti tregon se strukturat dhe institucionet përgjegjëse për të drejtat e fëmijëve nuk i kryejnë plotësisht përgjegjësitë e tyre për të monitoruar dhe përkrahur pjesëmarrjen e fëmijëve. Mungesa e praktikave institucionale për lehtësimin e pjesëmarrjes së fëmijëve në vendimmarrje është një shqetësim për konsolidimin e qeverisjes demokratike, si dhe arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm social dhe ekonomik në Shqipëri.
Sipas raportit të fëmijëve, të prezantuar nga vetë ata, në sesionin e dëgjesës të Rishikimit Periodik Universal 2014, “Zëri i fëmijëve nuk dëgjohet dhe se fëmijët nuk janë konsultuar për çështje që kanë të bëjnë me ata. Edhe kur zëri i fëmijëve 'është dëgjuar ata nuk janë marrë në konsideratë”.
“Save the Children” e konsideron pjesëmarrjen e fëmijëve si jetike për zhvillimin pozitiv të fëmijëve si individë dhe për shoqërinë në terma afatgjatë. Fëmijët duhet të jenë të përfshirë në mënyrë aktive në vend dhe jo vetëm duke ju diktuar se çfarë të bëjnë.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com