TIRANE- Anëtarët e Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë janë ndë njerëzit më të paguar në administratën shtetërore shqiptare dhe jo vetëm nga ky institucion. Mesatarisht, një prej tyre merr 21 mijë e 500 dollarë vetëm për të marrë pjesë një herë në muaj në një mbledhje bordi. Përveç rrogave në Bankën e Shqipërisë, ata rezultojnë të paguar dhe në një numër institucionesh të tjera.