“The Aliçka Problem”: Realiteti
shqiptar një moral i dyfishtë

“The Aliçka Problem”: Realiteti <br />shqiptar një moral i dyfishtë
“The Aliçka Problem” është një grup i ri rocku që kohët e fundit ka korrur famë dhe sukses në Gjermani. Videoja e tyre më fundit West (Live from basement) e hedhur në youtube ka ngjallur interes dhe reagime për mënyrën sesi është konceptuar, pasi në të janë ndërthurur elementë të realitetit shqiptar.

Të shtyrë nga dëshira për të mësuar më shumë rreth grupit dhe videos kemi intervistuar pjesëtaren e grupit Julia Aliçkën, e cila na tregon më shumë detaje për ta. Të dy pjesëtarët e grupit “The Aliçka Problem” janë fëmijët e ambasadorit shqiptar në Paris, Ylljet Aliçka.

Kush është grupi “The Aliçka Problem”? Si ka lindur ai?
Grupi përbëhet nga Joni Aliçka, i cili luan në kitare, organo dhe këndon dhe unë, Julia Aliçka që luaj në kitarë-bas dhe këndoj.

Me çfarë merret Joni dhe Julia në jetë?
Joni studion për elektronikë kurse unë jam menaxhere kulture, punoj për një galeri arti, organizoj koncerte dhe çdo vit festivalin “Mozaik” në Shqipëri.

Prej sa vitesh jetoni jashtë?
Përafërsisht prej 10 vjetësh.

Sa ka ndikuar karriera e babait në formimin tuaj?
Aspak. Për sa i përket shijeve muzikore po, kemi trashëguar shumë nga familja.

Duke iu referuar videos West (Live from basement) çfarë mesazhi keni dashur të përcillni?
Asnjë mesazh denoncues apo provokativ. Është një homazh ndaj pastërtisë dhe pafajësisë së popullit shqiptar. Gjithashtu mund të shihet si një kritikë ndaj influencave “thrash” të kulturës perëndimore.

Për çfarë flet teksi i këngës?
Teksti është një poezi, mbi melankolinë e një studenti të vetmuar në perëndim...

Po videoja idea e kujt ka qenë?
E të dyve.

A mund të na thoni çfarë domethënie ka përfshirja e elemeteve dhe personazhe të ndryshme në video?
Elemente të caktuara janë influencuar nga libri “Thërrmijat elemantare” të Michel Houellebecq, ku ndjehet haptazi një poshtërim i ndryshimeve metafizike të kulturës perëndimore, një botë e përberë nga diskoteka dhe antidepresivë.

Si e përfytyroni realitetin e rinisë shqiptare?
Të çorientuar. E ngecur brenda një morali të dyfishtë... nga njëra anë liria seksuale, lekët, imazhi, nga ana tjetër edukimi familjar patriarkal dhe konservativ. Është një dilemë e fortë. Për më shumë informacion, mund të lexoni “Poetët bëjnë dashuri ndryshe” nga Darien Levani.

Sipas jush çfarë nuk shkon në realitetin shqiptar?
Mungesa e aftësisë për të gjykuar apo vlerësuar vlera globale, si sinqeriteti, dashamirësia apo “njerzillëku”.

Si do ta ndryshonit realitetin në Shqipëri?
Investime “gjigande” në arsim dhe edukim.

Krenoheni me faktin që jeni shqiptar?
Nuk është një arritje përderisa nuk e kemi ne në dorë zgjedhjen e prejardhjes. Nga ana tjetër kemi marrë shumë vlera nga kultura shqiptare, vlera të cilat zor se gjenden në kultura të tjera, për këtë sigurisht ndjehem, ose ndihemi krenare.

Si është të bashkëpunosh motër e vëlla?
Vështirë.

Çfarë synimesh keni për të ardhmen?
Jemi duke nxjerrë në treg albumin e dytë. Më vonë nuk i dihet.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK