“Tirana Art Fest”, Veliaj: Mundësi
 për promovimin e talenteve të reja

“Tirana Art Fest”, Veliaj: Mundësi<br /> për promovimin e talenteve të reja
Promovimi i talenteve në art, ka rikthyer traditën e “Rinfest-it”, por kësaj here me një emër të ri “ Tirana ArtFest”. Ky është projekti më i ri i Bashkisë së Tiranës, që synon gjallërimin e jetës artistike-kulturore rinore të kryeqytetit.
 
Kështu  të gjithë të rinjtë e gjimnazeve të Tiranës do kenë një mundësi më shumë për të zhvilluar dhe promovuar talentin e tyre në muzikë, multimedia, kërcim dhe aktrim.
 
Për kryebashkiakun e Veliaj, nisja e këtij projekti është përmbushja e një pike të kontratës që ai nënshkroi me të rinjtë e Tiranës në qershor 2015.

erion veliaj
 
Kjo ëhstë një mundësi shumë e mirë për të rinjt të cilët sipas Veliajt do kenë fatin të zbulohen dhe trajnohen nga specialistët më të mirë të fushës së tyre, si Bojken Lako në muzikë, Albes Fusha në multimedia, Klajdi Selimi në kërcim dhe Gjergji Trola në teatër.
 
“Nuk e di se kush prej jush do të jetë aktori apo aktorja e famshme pas 10 vjetësh, por keni një shans fantastik për të punuar me një nga regjisorët, por edhe trajnerët, mentorët më të mirë që unë njoh, që e do punën me të rinjtë dhe do të promovojë djem dhe vajza, të cilët ndoshta nuk kanë mbiemra të famshëm, apo që ndoshta nuk kanë lidhje me VIP-a”, tha Veliaj.
 
Me këtë projekt, Veliaj kërkon të nxjerrë në pah kontrastin mbi mënyrat e të bërit famë në Shqipëri.
 
“Dua shumë që ‘Tirana Art Fest’, të jetë edhe një kontrast me atë që po ndodh sot në Shqipëri. Ju e dini që ka shumë mënyra për të qenë i famshëm ose famëkeq. Dikush, fare mirë, mund të bëhet famëkeq në qoftë se mendon se roli i një të riu është të marrë një kobure në brez dhe të zihet me policët. Por, unë besoj se është më mirë të bëhesh i famshëm falë talentit dhe punës, pavarësisht shpotive dhe pavarësisht ambientit mbytës. Pra, ka mënyra të ndryshme për të rënë në sy dhe unë dua që ky grup të jetë kontrasti”, tha kryebashkiaku Veliaj.  

veliaj
 
Projekti “Tirana Art Fest” do të zhvillohet në 14 shkolla të mesme publike të qytetit të Tiranës dhe do të përfshijë konkurrimin në 4 disiplina: muzikë, kërcim, multimedia dhe teatër. Disiplina e muzikës do përfshijë interpretime në këngë solo, duet, në grup, këngë shqip ose të huaja; kërcimi do të përfshijë kërcime solo, kërcime në çift, ose në grup; teatri do ketë interpretime në poezi, monolog, komedi, pjesë nga filma ose teatre, etj, ndërsa multimedia do të ketë temë e lirë, film me metrazh të shkurtër, fotografi, etj.
 
Projekti do të shtrihet në 4 faza: në fazën e parë do të zhvillohen audicionet dhe për çdo shkollë do të zgjidhen nga dy nxënës për çdo disiplinë, pra gjithsej 8 nxënës për shkollë.
 
Faza e dytë do t’i kushtohet minispektakleve konkurruese për secilën disiplinë. Në fazën e tretë do të zhvillohet gjysmë-finalja dhe në fazën e katërt finalja, ku do të shpallen fituesit për secilën nga 4 disiplinat.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rutte përsërit mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në luftën kundër Rusisë

Rutte përsërit mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në luftën kundër Rusisë