TIRANE- Pedagogët e universiteteve publike kanë firmosur një memorandum, ku i drejtohen Kryeministrit Edi Rama, Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta që të mos miratojnë projektligjin për arsimin e lartë. Memorandumi u drejtohet dhe përfaqësive të Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës, dhe SHBA-së.

Ndër arsyet kryesore për mos miratimin e projektligjit për arsimin e lartë pedagogët rendisin cënimin e kushtetutës.  “Po vihet në rrezik parimi kushtetues i cili thekson se “Autonomia e institucioneve të arsimit të lartë dhe liria akademike garantohet me ligj.”