'Le Monde' përzgjedh 'Gjeneralin' e Kadaresë mes 100 romaneve më të mirë në botë

'Le Monde' përzgjedh 'Gjeneralin' e Kadaresë  mes 100 romaneve më të mirë në botë

Autori dhe shkrimtari i mirënjohur Kadare, ka marrë një tjetër vlerësim, tashmë nga gazeta e famshme franceze “Le Monde”. Shkrimtari është përfshirë në listë e 100 romaneve më të vlerësuar nga kritikët, me romanin e tij “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”.

“Në një botë ku alghoritmet duan të bëjnë ligjin ne po bëjmë zgjedhjen e subjektives “, shkruan editoriali i suplementit të “Le Monde”. Duket se përzgjedhja nuk ka qenë dhe aq e lehtë, mes shumë alternativash, por lajmi i mirë erdhi për shkrimtarin e mirënjohur, Kadare.

Mes emrave të mëdhenj të shkrimtarëve gjendet dhe Kadare, i përzgjedhur nëpërmjet një suplementi të veçantë letrar, që ndër të tjerë, këshillon dhe romanin e famshëm të të madhit Ismail Kadare, si një ndër më të bukurit. 

 “Ajo që godet menjëherë është ironia fine e autorit, gjenerali i tij italian nuk është një karikaturë. Ai ka virtytet e tij, një nga të cilat është besimi gjysmak në misionin e vet dhe të meta si për shembull indiferenca ndaj gjithçkaje”, – shkruan Alen Boske për romanin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”.

“Gjenerali i ushtrisë së vdekur” është romani i parë modern i shkruar gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XX në Shqipëri. Kjo vepër e bëri njëherësh të njohur autorin dhe letërsinë shqipe në të gjithë botën dhe konsiderohet si vepra më e përkthyer në gjuhët e ndryshme të botës.

Një gjeneral dhe një prift kanë ardhur në Shqipëri rreth njëzet vite pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në një kërkim të eshtrave të trupave të ushtarëve të vendit të tyre, por gjatë kohës që nisin zhvarrosjet ajo që ata zbulojnë janë kujtimet, gjysmë të ndrydhura, të tmerreve të veçanta shqiptare të asaj lufte.

Gjenerali dhe prifti, asnjëherë të emërtuar, nga një vend në mënyrë të ngjashme i paidentifikuar (megjithëse kuptohet qartë që është Italia), rrugëtojnë nëpër Shqipëri, në udhëtimin e tyre të shënuar jo vetëm nga eshtrat dhe dhëmbët por gjithashtu edhe nga copëzat dhe mbeturinat e ngjashme të fragmentarizuara të historisë: me gunga, të lodhur dhe të pastrehë.

Gjenerali e sheh vetveten si një mesi ushtarak, që lehtëson therjen e vdekjes duke hequr të vdekurit nga shtëpitë e tyre të përkohshme: “Gjeneralët e tjerë kanë udhëhequr ato kolona të pafund të ushtarëve në disfatë dhe shkatërrim.”

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Viti i Ri, origjina dhe karakteristikat e tij

Viti i Ri, origjina dhe karakteristikat e tij