Vladimiri është i shëruari më i fundit nga COVID-19, i cili ka lënë ambientet e spitalit .
Ai shprehet shumë mirënjohës ndaj stafit mjekësor për kujdesin në 20 ditët e qëndrimit të spitali I Infektivit.
Gjithashtu ka falenderuar të gjithë mjekët, infermirët dhe sanitarët që janë kujdesur për të dhe të gjithë pacientët.
“Pas 20 ditësh po largohem nga spitali i shëruar plotësisht falenderoj jashtë mase stafin mjekësor me në krye shefe Najadën, mjekët për kujdesin madhështor, infermierët, sanitarët që vinin na pastronin dhomat, jam shumë I kënaqur për kujdesinqë ka treguar stafi I infektivit, ma kanë bërë shumë të lehtë sepse ka qenë një luftë e fortë fizike dhe psikologjike, pa këta nuk do t’ia kisha dalë kaq mirë, faleminderit”, ka thënë Vladimiri I shëruari nga COVID-19.
Najada Como ka publikuar videon e falenderimit të tij me fjalët: Jam shumë e lumtur për ty. Kaluam ditë të vështira shumë…ti dhe ne…pra gjithë stafi mjekësor…por më në fund buzëqeshja jote flet shumë. Ia dole!
Kujtojmë që deri tani janë 197 persona të prekur nga koronavirusi, 10 viktima dhe 33 të shëruar.
TIRANË - Mes të shëruarve me COVID-19 është edhe nëna e vajzës që për herë të parë doli publikisht duke pranuar se ishte infektuar me koronavirus.
"Sot dua t'ju qetësoj pak duke ju treguar që mami testoi negative dhe doli tashmë nga spitali. Mirënjohje pa fund për çdo mjek/e, infermier/e e madje dhe sanitaret e spitalit infektiv që janë në linjën e parë të rrezikut këtë periudhë. Mirënjohje për të gjithë ata që këto ditë janë në shërbim të publikut dhe nuk qëndrojnë dot në shtëpi. Mirënjohje dhe për ata që qëndruan në shtëpi duke u kujdesur për veten dhe të tjerët", shkruan vajza, video mesazhi i së cilës u publikua ditë më parë në profilin zyrtar të kryeministrit Edi Rama.
Në video-mesazh ajo thoshte se do duhet të qëndrojë në shtëpi, pasi nuk ishte në gjendje të rëndë me simptoma klinike të COVID-19, përveç kollës së thatë, ndërsa shprehej se ishte nën merakun e vazhdueshëm për familjen e saj në spital. Ajo thoshte se nuk e dinte nga janë infektuar me koronavirus, pasi nuk kanë pasur historik udhëtimi me Italinë dhe as kontakte me persona të ndryshëm, ndaj thirrja e saj shkonte për të gjithë qytetarët që të qëndrojnë të sigurt në shtëpi.