'Le të na e presin bukën, mos të hamë fare', qytetarët në Vlorë të indinjuar me rritjen e çmimit: Është e papërballueshme, pensioni s'na del as për ilaçe

Çmimi i bukës nëpër furra është rritur me 10 deri në 20 lekë nga java e kaluar. Shkak për këtë është bërë shtrenjtimi i miellit, si pasojë e mungesës së grurit që importojnë nga jashtë. Përpunuesit e miellit paralajmërojnë se shumë shpejt do të rritet edhe çmimi i makaronave.

Ndërkohë qytetarët në Vlorë shprehen shumë të indinjuar për rritjen e çmimit dhe nënvizojnë se kjo nuk është e drejtë pasi të gjitha çmimet janë duke u rritur dhe po bëhen të papërballueshme. 

'Le të na e presin bukën dhe të mos hamë fare, po ç'është kjo që na rrisin çmimin e bukës në këtë periudhë që jemi ne. Unë marrë 96 mijë lekë pension, as për bukë thatë nuk më del se marr ilaçe'- u shpreh një qytetar. 

'Shumë gabim, ne nuk kemi mundësi sepse edhe pensionet, janë shumë të ulëta, nuk se do rritet vetëm buka, por janë rritur çmimet në përgjithësi.'- tha një tjetër.

'S'është e përballueshme, të gjitha janë rritur, fruta perime janë rritur të gjitha'- tha një tjetër qytetar.

Sipas tyre këtë punë e ka shteti në dorë, ndërkohë që pensionistët shtojnë se nuk ja dalin dot më shumën që ato marrin.

'Këtë punë e ka shteti në dorë se ne nuk kemi gjë, se ai është privat e merr miellin sado dhe e shet sa do. Është gjynah të shesësh bukën 1200 lekë, shumë shtrenjtë, me pensionin tim 160 mijë lekë s'ia dal dot'- tha një qytetar.

'Për ibret, as bukë s'do hamë, s'është e përballueshme.'- u shpreh qytetari.

'Ç'a do na dalë ne me 130 mijë lekë që marrim të blejmë bukën apo ilaçe'- tha një qytetar.'Nuk është e drejtë, pagat janë shumë të ulëta, është gjynah nga Zoti sidomos për ne pensionistët'- u shpreh një qytetar.


Lajmi kryesor:

Rritet në treg çmimi i miellit, shtrenjtohet edhe buka me 10%! Qytetarët: 20 lekë më shumë! Përpunuesit: S’ka grurë nga jashtë


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

SHBA dhe 17 shtete të tjera kërkojnë në sinkron lirimin e menjëhershëm të pengjeve në Gaza

SHBA dhe 17 shtete të tjera kërkojnë në sinkron lirimin e menjëhershëm të pengjeve në Gaza