Lea Ypi: Shpresa

Lea Ypi: Shpresa

Foto ilustruese

Nëse dëshira dhe besimi përputhen, kemi shpresë, përndryshe jo.

Për mua shpresa është diçka tjetër.

Të kesh shpresë nuk ka të bëjë me se si rrjedhin ngjarjet.

Shpresa është një plotësues i domosdoshëm i moralit.

Pse të përpiqemi të bëjmë atë që duhet bërë nëse të tjerët nuk sillen njësoj?

Pse t’i bëjmë të tjerët përgjegjës, nëse mendojmë se përgjegjësia është përtej aftësisë së tyre?

Shpresa është e kundërta e nihilizmit. Paradoksalisht, sa më keq të na shkojnë punët, aq më shpresëplotë duhet të mbetemi për të vazhduar luftën.

Të jesh shpresëlotë nuk ka të bëjë me garancinë për rezultatin e pritur, por me ruajtjen e parimit të duhur, parimin mbi të cilin ka kuptim një botë morale.

Në rastin tim, ta humbas shpresën, do të thotë të humbas besimin në atë parim.

Të mendosh duke e vendosur veten në vendin e gjithë të tjerëve, ky është parimi i të menduarit të ndritur.

Nuk është aq abstrakt sa duket, as aq individualist, apo i lidhur me status quo-në e përkohshëm.

Përkundrazi, është vendimtar për të plotësuar boshllëkun mes botës në të cilën jetojmë, dhe asaj që kemi përgjegjësinë të ndërtojmë.

Kur u flisja për këtë studentëve, mes habisë, njëri prej tyre tha: Kanti ishte me fat që jetoi në epokën e Iluminizmit, në kohën e tij njerëzit e pëlqenin iluminizmin.

Një tjetër vuri në dukje se në shekullin e 18-të nuk kishte algoritme dhe media sociale. Për këtë arsye ishte ende e mundur të besohej në iluminizëm përmes diskursit publik.

Një studente, këtë herë nga Ballkani tha: E çfarë bëri iluminizmi për ne përderisa nuk na na ndihmoi të ndalonim genocidin ?

Pas këtyre ndërhyrjeve, gjithçka që kisha thënë deri në atë moment mu duk qesharake.

Kishte, pra, një hendek mes botës së leximeve, dhe asaj në të cilën jetoja.

Sipas mediave sociale dhe lajmeve, vrasja e civilëve të pafajshëm, ndonjëherë, për disa njerëz, dhe në disa kushte, është e paevitueshme.

Po a mund t’i besohet iluminizmit dhe mendimit të hapur para standardeve morale të dyfishta?

A nuk është absurde të besosh se politika mund të mbetet përgjegjëse ndaj moralit?
Nuk ishte hera e parë që bluaja në kokë të tilla mendime. Shpesh i kujtoja vetes detyrën morale për të shpresuar.

Por ngeci, filloi të mos funksionojë.

Mesa duket kisha humbur besimin te arsyeja, dhe fjalët e mia kishin humbur fuqinë për të pasur kuptim, madje edhe për veten time.

Për të ardhur në vete, u përpoqa, së pari, të kujtoja qëndrimin tim të kahershëm përballë botës, dhe si dëshpërimi im ekzistencial, dilemat e mia filozofike dhe pyetjet e mia të vazhdueshme, në fund të fundit përbënin një privilegj.

Njerëzit që vuajnë nga padrejtësia, që përballojnë fyerjet e përditshme të dinjitetit të tyre, që janë të shtypur, të heshtur, të shfrytëzuar, të lënë të vdesin ose të vriten, nuk ja kanë ngenë ta pyesin veten nëse kanë ose nuk kanë shpresë. Ata ngjiten pas jetës, përpiqen ta përballojnë, punojnë, lodhen, sakrifikojnë.

Mes përpjekjeve të tyre të vazhdueshme, të çfarëdo forme qofshin, nuk ka hapësirë për humbjen e besimit.
Në këto rrethana, më e pakta që mund të bëjmë ne të tjerët, është të shmangim vënien në dyshim të arsyeve për të pasur shpresë. Ky është kuptimi i iluminizmit.

Ka shpresë apo jo? Kjo është pyetje për pakicën e lumtur që ka privilegjin të dyshojë./The Guardian 

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Rripin e Gazës/ Izraeli arreston drejtorin e spitalit Kamal Adwan: Ishte anëtar i Hamasit

Lufta në Rripin e Gazës/ Izraeli arreston drejtorin e spitalit Kamal Adwan: Ishte anëtar i Hamasit