Ledion Lako emërohet në krye të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit

Ledion Lako emërohet në krye të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit

Ledion Lako është vendosur në krye të Drejtori të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit. Lako ka zëvendësuar në këtë detyrë Auron Taren.  

Vetë Lako ka një CV të pasur. Ai ka kryer studimet universitare në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Zoja e Këshillit të Mirë, Tiranë. Mban titujt Master Profesional Euromesdhetar në Kulturë dhe Turizëm në Universitetin “Aldo Moro”, Bari- Itali dhe Master i Shkencave në “Marrëdhënie Ndërkombëtare, Organizata Ndërkombëtare” në Universitetin Europian të Tiranës. Aktualisht ndjek studimet në vitin e fundit pranë Shkollës së Doktoratës, për Filozofi Politike në Universitetin “Aldo Moro” në Bari, Itali.

Gjatë dy mandateve ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak Durrës. Në dy vitet akademike ka qenë lektor në Universitetin Aleksandër Moisiu Durrës, lënda: “Trashëgimia Kulturore e Shqipërisë”. Së fundmi, për periudhën katër vjeçare ka mbajtur funksionin e Drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Durrës .

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aldo: 28/09/2023 18:10

    Hajdut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare