Moderatori i njohur Ledion Liço është bërë baba për herë të parë. Partnerja e tij Sara Hoxha ka sjellë në jetë djalin të cilin e kanë pagëzuar London Noor.

Të lumtur nga lindja e bebit çifti i njohur kanë postuar foto të duarve të London, por vetëm kaq.

Në videon e urimit që televizioni “Top Channel” publikon për festa e fundvitit, këtë herë spikati ideja e familjes.

Të gjithë prezantuesit dhe figurat e njohura të këtij televizioni dolën në video së bashku me familjarët e tyre.

Ajo që ra në sy është pjesa kur shfaqet moderatori Ledion Liço. Ndryshe nga vitet e tjera ai nuk është vetëm, por mban në krah të birin, të cilit i shpreh dashurinë duke e puthur.

Ledioni me djalin
 (Ledioni dhe London)

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com