Lefter Koka: Nuk do ta djeg mandatin e deputetit, Saliu po tërheq zvarrë LSI-në si Lulin

Deputeti i LSI-së, Lefter Koka, ashtu sikur njoftoi edhe Shqiptarja.com mbrëmjen e djeshme (lexo këtu) ka dalë zyrtarisht kundër vendimit të partisë së tij për djegien e mandateve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koka konfirmon se nuk do u bashkohet deputetëve të tjerë të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe atyre të Partisë Demokratike për të djegur mandatet. Ai thotë se vendimi për djegien e mandateve nuk është i LSI-së, por i Saliut.

"Dhe nëse erdhi dita që ai të tërheqë zvarrë LSI-në, a thua se LSI është Luli, nuk mund të më tërheqë zvarrë mua drejt aventurave që unë i gjykoj të turpshme për shoqërinë shqiptare dhe demokracinë" deklaron ai. Deputeti i zgjedhur në qarkun e Durrësit në zgjedhjet e 2017 e mbyll reagimin duke thënë se 'mandati im nuk mund të përdoret asesi për t’i vënë flakën institucioneve shtetërore apo parlamentit shqiptar'.

Lefter Koka është deputeti i parë që ka dalë kundër vendimit të opozitës për të djegur mandatet. Dje, PD dhe LSI-ja zyrtarizuan në mbledhjet e grupeve respektive vendimin per djegien e mandateve si rrugën e vetme që u ka mbetur përballë kësaj shumice. Dje, Monika Kryemadhi deklaronte se të gjithë deputetët e LSI do të digjnin mandatet, por Koka ka dalë nga rreshtimi duke u pozicionuar kundër, ndërsa mbetet për t'u parë nëse do të ndiqet nga të tjerë deputetë brenda kësaj force politike, apo nga opozita në tërësi.

Deklarata e plote e Lefter Kokes
Opozita dje mori vendimin për të djegur mandatet e deputetit. Vendimi im i palëkundur është se unë nuk do të djeg mandatin e deputetit, që mijëra durrsakë më kanë besuar. I zgjedhur prej vullnetit të bashkëqytetarëve të mi, për të ushtruar pushtetin legjislativ dhe të jem përfaqësuesi i tyre. Parimet e mia në 2 dekada te jetës sime politike janë udhëhequr vetëm nga interesi i qytetarëve. Janë ata që me kanë treguar gjithmonë cila është e drejta dhe e vërteta, janë ata bashkëudhëtarët dhe udhërrëfyesit e mi.

Ky nuk është një vendim thjeshte i Lëvizjes Socialiste për Integrim por i Saliut, i cili në shekullin e 21 bën thirrje për plumba ballit. Dhe nese erdhi dita që ai të tërheqë zvarrë LSI , a thua se LSI është Luli, nuk mund të më tërheqë zvarrë mua drejt aventurave qe une i gjykoj të turpshme për shoqërinë shqiptare dhe demokracinë.

Mandati im është besimi i mijëra qytetarëve. Është mandati i qytetarisë, kulturës dhe fisnikërisë durrsake , që as në ditët më të vështira të këtij qyteti nuk theu kurrë një xham. Qytetarët durrsakë kanë treguar në çdo kohë, se ata janë shembulli më i mirë i shoqërisë shqiptare. Mandati im nuk mund të përdoret asesi për t’i vënë flakën institucioneve shtetërore apo parlamentit shqiptar.

Thellësisht mirënjohës për të përfaqësuar sa më denjësisht zërin tuaj!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lori: 20/02/2019 09:33

    Lexova komentet mbi deklaratat e milionierit deputet pa bere nje dite pune. Mllef shpifje urretje. Ky popull eshte racist amoral hileqar dhe i pafe. Meriton me keq se kaq.i gjithe llumi i shqiperesi ka precipituar ne durres dhe tirone. Pazarxhijte, mayrapazet hienat dhe xhambazet jane mbledhur ne keto dy qytete shembelktyre e Shqiperise se vertete. Katundaria e Haxhi Qamilit nuk duhet te kete te drejte vote jo me te drejte per tu zgjedhur.

    Përgjigju
  • FELIKSI: 20/02/2019 08:17

    Ky ti japi leket nje mikut tim qe ka kaq kohe pa ja dhene pastaj te bej deputetin. Ka kaq kohe qe e genjen ket SANDER leshin, Dhe mire ja ben te e fundit.

    Përgjigju
  • Qytetari: 20/02/2019 01:08

    Elton dakort komplet persa i perket politikes se felliqur te ketyre viteve.. Ky politikani sot hodhi nje hap qe qe askush nuk e ben sepse te gjithe deputetet e opozites jane ne reesht.. Vleresoje per kete sepse ka domethenje te madhe..

    Përgjigju
  • Ardi: 19/02/2019 19:53

    KOKAT klan mafjoz kriminal, thjesht e bënë për të shpëtuar bythën e tij Është njësoj bandit si mutrit e PD, PS LSI. MOS I THONI BRAVO NJË BANDITI O POPULL QOR MJERRË SHQIPËRIA.

    Përgjigju
  • Nik Ziaj: 19/02/2019 18:54

    Respekte Z.Koka.Veprimi duhur i nje burri te forte.

    Përgjigju
  • toni: 19/02/2019 18:51

    pa merak as luli e mona nuk i djegin,,,se eshte gati ti djeg usa

    Përgjigju
  • Tata: 19/02/2019 18:20

    Bravo mor ELTON SA LAPS TE HOLLE PASKA .NJIHESH QE DEMKRAT PO JE PETKRAHED I VRASVE .HAJDUTEVE SE SOT P .D. E UDHEHEQ KRIMI .PASTAJ MIRE ASHT TE JAPESH NJE MENDIM PA OFENFUAR KERKEND SE PASTAJ MERR MBIEMRIN BERISHA

    Përgjigju
  • Robert: 19/02/2019 18:15

    Asnje s’ka mare vote personale. Voten e ke partiake. Fajin e ka I. M qe i beri listat m e mendjemedhenj qe Lsi e kane perdorur per ta mjele ( si puna jots zotrote) se vota ke leshte e Currit ti personalisht. Beji fresk Ed Rames e pija lengun

    Përgjigju
  • shoku: 19/02/2019 18:13

    Po normal se vellai yt zoteri eshte sekseri Edi Rames dhe te gjitha pazaret midis Likes dhe Edi Rames eshte ai qe i ve kapakun.Nard Koka eshte padrino i Durresit dhe Vangjush Dako nuk ben dot asgje pa te, ai eshte nje figure e panjohur dhe mban profil te ulet dhe ben pazare te fuqishme ne politike me zotesine e tij dhe eshte i besuar nga te gjitha krahet, eshte i vetmi person qe nuk permendet nga Sali Berisha apo ne parlament.

    Përgjigju
  • Elton: 19/02/2019 18:08

    Per te qeshur e per te qare jo nga fjalimi i ketij horrit te vjeter me kollare e me 9 klase shkolle po per komentet lume ketu ne rrjet.. E tmerrshme nese vertet jane njerez keta frymore, sepse dyshoj qe mund te jete operatori pas kuintave qe e derdh komentet lume ne mbeshtetje te ketij vendimi historik te deputetit famoz ne kuader integrimit tone BE. E tmerrshme o zot sa popull bageti jeni qe beni tifo per kete klase politike te degjeneruar. Po a i thuhet bravo ketij apo kujto tjeter keto 25 vjet politike qe kurren e kurres ska menduar per njerezi, ABSOLUTISHT JO AS I KA PATUR REFENE FARE NJEREZIT E NDERSHEM. ju vazhdoni i pini qumshin e nenes ketoj horri se ska lene mandatin e kuptoni qe edhe dele tju thuash eshte pak. Nuk jane me te mire ata qe po lene mandatin absolutisht horra e kriminila jane te gjithe por minimumi rrini indiferente o popull idjot perbuzini se as e kane hallin e mendjen tek ju as nje sekonde vetme.

    Përgjigju
    • leon: 19/02/2019 22:01

      Bravo Elton,keta Frymoret jane elektorati i Allbanistanut

  • Anonim: 19/02/2019 18:06

    Lefter ka 2 muaj qe flitet ne PS qe do kandidoj ne emer te tyre per kryetar bashkie. Keta jane mafioz te durresit dhe kur shef qe ngrihen ne pjedestal ne komentet tuaj. Me vjen per te vjell.

    Përgjigju
  • labi: 19/02/2019 17:44

    Lefteri eshte djale fisnik qe Mona se kruan dot se e di me ke ka te beje.

    Përgjigju
  • Beni: 19/02/2019 17:38

    Perfundimisht LSI perfundon se ekzistuari si Parti .Ja pra miq e kuptuam se c'paskemi votuar TURP I madh

    Përgjigju
  • Populli: 19/02/2019 17:33

    Bravo meriton redpektin e te gjithe shqiptareve.Te gjithe pa perjashtim anetaret dhe simpatizanet e LSI Jane me ty .Ndjejme neveri per te gjithe ata deputet te LSI qe u bashkuan me PD sepse na bene PIS idealet tona .Ju bejme thirrje te gjithe simpatizaneve te LSI qe ne manure demostrative te largohen urgjente nga keta qe bashkuan votat me PD Ashtu sic po bejme edhe neve

    Përgjigju
  • Tahip: 19/02/2019 17:28

    Nje bravo te madhe! Qytetaria te keto gjera duket, tama cun durresi

    Përgjigju
    • Tahip: 19/02/2019 23:43

      Ne fakt, ai shpellari jot me balester te thyme, eshte me qytetare, sipuna atyne majmunve qe hypnin ne peme! Gjsesi ceshtje kenveshtrimi. Te enjten hapen qofet se te shtunen ju mprefi kot. Ik tani mprif dhemben per buken me qofte

    • leon: 19/02/2019 21:57

      O tahip,ky lefteri jot ka surrat fshati100%

  • Tirona: 19/02/2019 17:26

    Rrespekte Zotni Burr

    Përgjigju
  • eldi: 19/02/2019 17:26

    ti ske lidhje me durresin fare ju familjarisht me pisqille jeni mare kontrabande droge etj. nuk e di ku te gjeti tu meta ose kush ishin arsyet qe te futi ne politike nano por ju jeni turpi i qytetaris durrsake edhe pse durrskake nuk jeni hic

    Përgjigju
  • RRUQJA: 19/02/2019 17:23

    Bravo .Bravo te madhe qe u theve kokes planin ugurzi te mafjos me emrin OPOZITE E BADHKUAR .JANE BASHKU .KRIMINELET SI LULUJA .MEDI GERDECI PALLAVESH NDOKA .DASH PLONCI CAMET .VANGJELET DHE E THERRASIN OPOZITE E BASHKUAR .KUR DUHET TE THUHET HAJDUTET VRASESIT E BASHKUAR ME NE KRYE BABAN E SHKELZEN PASHA BERISHES .

    Përgjigju
  • Tani Durrës: 19/02/2019 17:16

    Bravo zoti Koka.Edhe Flamur Gjuzi është gati që të marrë mandatin e lënë nga Nora Malaj.Një mandat ky që i takon Gjuzit realisht.

    Përgjigju
  • fadil BAJG gjoleka: 19/02/2019 17:15

    RRESPEKT PËR LEFTER KOKËN ME TË VËRTET NJERI PËR TU MAR SHËMBULL. FLET ME PLOT GOJËN ME DREJTËSI. KY NJERI MUND TË KET DHE GABIME SE SKA NJERI NË BOT PA GABIME. PO KY FLET TAMAM SI NJË XHETELMEN. SI MUND TI SHKOHET SAL8 MALOK KRYEKRIMINELIT MBRAPA E LUL HAJDUT KRIMINELIT QË ÇFAR THOT TANI S'THOT PASTAJ. NJË BUREC ORDINER 7×7=42. THA DO TA NXJER ZVAR EDI RAMËN KU E KA.PO SIÇ DUKET U MOR ME RUAJTJEN E TRAPIT TË EDI RAMËS PRANDAJ SE NXORI ZVAR IDJOTI QË DO SHESI KORENT ME LITRA. ÇFAR MUND TË PRESËSH NGA NJË NJERI I TILL.

    Përgjigju
    • leon: 19/02/2019 21:59

      Ku i ke pa xhentellmenat ti mor Fadil,,ke keneta e plenave,,ku jetoni more se po na shastisni

    • Artan Ballgjini: 19/02/2019 18:11

      Nje vendim shume i drejte,qe respekton ATO te cilet e kan votuar.sikur te vepronin edhe te tjeret si ju.

  • fadil BAJG gjoleka: 19/02/2019 17:14

    RRESPEKT PËR LEFTER KOKËN ME TË VËRTET NJERI PËR TU MAR SHËMBULL. FLET ME PLOT GOJËN ME DREJTËSI. KY NJERI MUND TË KET DHE GABIME SE SKA NJERI NË BOT PA GABIME. PO KY FLET TAMAM SI NJË XHETELMEN. SI MUND TI SHKOHET SAL8 MALOK KRYEKRIMINELIT MBRAPA E LUL HAJDUT KRIMINELIT QË ÇFAR THOT TANI S'THOT PASTAJ. NJË BUREC ORDINER 7×7=42. THA DO TA NXJER ZVAR EDI RAMËN KU E KA.

    Përgjigju
  • Hinglateri: 19/02/2019 17:11

    Hallall wumeshti plako.Ti je qytetar dhe mire ben qe dinstancohesh nga malokeria

    Përgjigju
  • xreport: 19/02/2019 17:08

    bravo

    Përgjigju
    • Raul: 19/02/2019 18:18

      Ishalla nuk e lë mandatin Kembeshtrembeta Kejdi dhembcakallja me arsim gjimnaz me mesatare 6 se na ngeli reforma në arsim në mes të rrugës .Po iku Kejdi dhembcakallja nga parlamenti atëherë shqiperia duhet të mbajë 6 ditë zi kombëtare, dhe mijra njerëz do bien në dëshpërim të thellë dhe do largohen nga shqiperia

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë