Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar pas vendimit të deputetit të LSI-së, Lefter Koka që doli kundër grupit për djegien e mandateve të deputetëve. Manjani thotë, se Koka është kontribuues nga themelimi i LSI-së dhe shok shumë i mirë, por i bën apel që të mos bëhet 'as fasadë dhe as tubi i oksigjenit të sundimtarëve të sotëm arrogantë'.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit
Lefterit...
Lefter Koka është një shok i mirë dhe kontribues politik që nga themelimi në LSI. Sinqerisht ende nuk e mendoj që LSI mund ta humbasë këtë kontribues. Qëndrimi i tij personal, sigurisht është i papranueshëm dhe nuk mund të zhbëjë dot vendimin politik të Opozitës përfshi këtu edhe LSI.

Ndoshta mungesa e komunikimit normal të LSI me Lefterin mund të ketë vështirsuar disi kuptueshmërinë e qëllimit të mirë të vendimit politik, për të mos qenë as fasadë dhe as tubi i oksigjenit të sundimtarëve të sotëm arrogantë.

Asnjëherë nuk është vonë për t’u ngritur mbi qëndrimet personale. Lefteri ka ditur të dalë mbi interesat personale. Shpresoj të vijojë ta bëjë...