Kreu i ALUIZNI-T, Artan Lame dhe kandidati i mazhorancës për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj u ndalën pasditen e sotme në zonën e Saukut, në Tiranë, ku sëbashku shpërndanë aty disa leje legalizimi.

Artan Lama gjatë fjalës së tij, u shpreh se kjo është një nga zonat më problematike të Tiranës përsa i përket ndërtimeve pa leje, duke theksuar se në këtë zonë ka rreth 80 mijë banorë dhe janë rreth 60 mijë ndërtime pa leje.

Sauku ka shumë probleme me legalizimet. Minibashkia numër 2 është një nga problematiket, ku nga 80 mijë banorë janë bërë rreth 60 mijë ndërtime pa leje. Në 2570 prej tyre, nga viti i kaluar është shkuar derë më derë dhe janë përpiluar dosjet. Problemi me hipotekën ështëi i trashëguar që prej 15 vitesh ku nuk është bërë e mundur të hidhen në sistem 3 zonat kadastrale që kjo njësi ka. Njësia 2 është një nga zonat që e pret me ankth zgjedhjen e këtij problemi. Mbi 2000 prej këtyre banorëve i kanë marrë certifikatat e pronësisë ndërsa të tjerët janë në proces. Ka përfunduar e gjithë rruga e “3 vëllezërve Kondi”, sauu i ri dhe i vjetër ka përfunduar, e gjithë zona përreth zonës studenti dhe aktualisht po punohet në zonën veriore të minibashkisë. Erion, do bashkëpunojmë fort pas 21 për disa nga problemet të cilat duan dorën e bashkisë, për zgjidhjen e problemeve të njerëzve, kryesisht për ndërtimet e pas 2009. Për të cilat para pak ditësh kaloi në parlament edhe ligji për legalizimin e tyre. Bashkëpunimi tjetër lidhet edhe për problemin urbanizues që në fakt e la basha” tha Lame.

Veliaj: Duhet një kryetar bashkie që t’i rrijë punës te koka
Ndërsa kandidati i mazhorancës për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj theksoi se bashkia i ka lënë lagjet e Tiranës në gjendje të mjerueshme dhe gjithë baltë dhe arsyeja e kësaj sipas tij është se kryetari i bashkisë nuk punon për Tiranën, por për partinë

"Tirana është zgjeruar shumë dhe nuk ka cep të saj që ALUIZNI nuk ka qenë për të marrë masa dhe kujdesur për çdo lagje dhe kryesisht legalizimin e banesave që është një proces në vazhdim dhe është bërë shumë. Ndërsa ALUIZNI vazhdon te punojë, Bashkia i ka lënë lagjet e Tiranës në gjendje të mjerueshme dhe gjithë baltë, sepse kryetari i bashkisë nuk i rri punës te koka, prandaj duhet një kryetaë bashkie që të punojë për Tiranën dhe jo për partinë, tha Veliaj".

Po ashtu, Veliaj ka shenjëstruar kandidatin për kryetar të bashkisë së Tiranë, Halim Kosovën, duke e akuzuar se tregon barsaleta dhe nuk ofron ato çfarë u duhen qytetarëve.

"Qytetarët sot janë pa ujë, mungon ndricimi i rrugëve, pasi Tirana pas orës shtatë mbytet në errësisë dhe gjysma e Tiranës është e mbutyr në plehra dhe nuk besoj që ka qytetarë apo demokrate që duan të rrinë pa ujë dhe në mjerim, prandaj këto zgjedhje nuk janë politike, por janë për nevojat e qytetarve", tha Veliaj.  


Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)