Legalizimi i kanabisit mjekësor, Dhurata Çupi në 'Pa Protokoll': Plan i vjetër i PS, formularët hile e Ramës për të arritur qëllimin! Klosi: Nëse nuk eksportohet do dështojë

TIRANË- Deputetja demokrate Dhurata Çupi thotë se legalizim i kanabisit mjekësor është një plani i vjetër i Partisë Socialiste që prej vitit 2014. Në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv, Çupi shprehet se kryeministri Edi Rama e përdori Këshillimin Kombëtar si një propagandë për të arritur qëllimin e tij. Demokratja e ka konsideruar një lajm të keq, ndërsa shprehet se shpreson që deputetët socialistë ta votojnë kundër.

“Lajmi keq, një vendi vogël që mund të zhvillohej në një normalitet, me një ekonomi normale, me të ardhura normale. Është një lajm i keq, kur në kulmin e krizës ekonomike në kulmin e çmimeve të larta ushqehen nga kryeministri me një shpresë të kotë ose me një shpresë të pashpresë. Kanbizimi i Shqipërisë është një projekt i vjetër i socialistëve, ka një deklaratë të një përfaqësues të socialistëve në vitin 2014, ka deklarata të kryeministrit në 2019-2020. Është dëshpëruese të themi që është një hile e përdorur nëpërmjet sondazheve për të justifikuar kryeministri atë që ka patur gjithmonë qëllimin e tij, Uroj të mos bëhet realitet, uroj që deputetët socialistë t’i qëndrojnë fort kundër”, tha Çupi në ‘Pa Protokoll’ në Report Tv.

Sipas Çupit, Rama ende nuk ka dhënë asnjë argument sesa kanabis do të prodhohet, sa firma do të licencohen dhe sa do përfitojë buxheti i shtetit. Çupi sjell shembullin e Maqedonisë së Veriut ku thotë se legalizimi i kanabisit mjekësor ka dështuar.

“Maqedonia kur qeveria e ka mbrojtur një nga argumentet ka qenë që me shoqëritë  e licencuar buxheti i shtetit do fitojë 100 mln euro në vit. Të gjitha janë në prag falimenti, kërkojnë ndryshimin e ligjit. Nuk kemi argument sa do prodhohet, sa firma do licencohen, sa do përfitojë buxheti i shtetit, ne nuk kemi firma farmaceutike nuk ndikojmë fare jemi nëj vend i vogël. Sikur e gjithë Shqipëria të kanabizohet nuk ndikon dot në rritjen ekonomike. Paligjshmërinë do ta justifikojë me ligj”, u shpreh Çupi.

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi thotë se nëse ky kanabisi për qëllime mjekësore nuk do të eksportohet, kjo nismë do të dështojë. Sakaq, analisti Plator Nesturi thotë se krahas legalizimit duhet të merret edhe një ligj i fortë që të shmanget kultivimin ilegal të tij.

“Do jeni ca firma që do kenë të drejtë ta mbjellin, ta korrin ta kthejnë në vaj se është për qëllime mjekësore. Pretendohet se do eksportohet, nëse nuk eksportohet do dështojë ky eksperiment. Do krijojë mundësinë që të tërheqë kanabisin ilegal”, thekson Klosi.

“Duhet shoqëruar me masa konkrete dhe ligji të jetë i fortë për të ndaluar formën ilegale të tij. Varet sesi bëhet ligji dhe çfarë masash merren”, tha Nesturi.

Pyetjes në formularin e Këshillimit Kombëtar nëse duhet legalizuar kanabisi për qëllime mjekësore 308.992 qytetarë iu përgjigjën pozitivisht, 148.092 kundër dhe 51.051 nuk e di, ose e thënë me përqindje, 61% pro, 29% kundër dhe 10% nuk e di. Nisur nga kjo, kryeministri Edi Rama deklaroi se kanabisi për qëllime mjekësore do të legalizohet dhe se kjo do të ndikojë në rritjen ekonomike të vendit dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:21
Zgjedhja e presidentit të ri, Çupi: Të jetë i djathtë, do e votoja gjithë dëshirë

Deputetja demokrate, Dhurata Çupi e ftuar në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv ka komentuar zgjedhjen e presidentit të ri. Presidenti i ri, sipas Çupit duhet të jetë nga radhët e djathta, pasi në zgjedhjet e 25 prillit 2021 pothuajse gjysma e shqiptarëve kanë votuar PD-në. Demokratja nuk përjashtoi as mundësinë që votën e saj ta japë për Lulzim Bashën nëse do jetë një prej kandidatëve.  

Dhurata Çupi: Në 25 prill të 2021 pothuajse gjysma e shqiptarëve kanë votuar opozitën, pavarësisht se ka një maxhorancë në qeverisje ose kanë patur një qasje tjetër ndaj kësaj qeverie. Në këtë këndvështrim mendoj se një institucion i rëndësishëm siç është presidenca duhet të jetë alternativë për opozitën. Nuk është favor, por presidenti duhet të zgjidhet edhe si institucion i rëndësishëm por edhe për të përfaqësuar opozitën. Jam e gatshme të votoj çdo të djathtë në atë pozicion.

Plator Nesturi: Edhe Basha i djathtë është?

Dhurata Çupi: Patjetër edhe Basha. Çdo i djathtë unë do e votoja me shumë dëshirë aq më tepër Princ Lekën që është edhe matjan.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja