LEZHË - Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen penale në ngarkim të Drejtorit të Kadastrës në Lezhë Gentjan Malotaj dhe 3 zyrtarëve të tjerë të këtij institucioni, të cilët legalizuan një pallat në zonën e Kunës në Shëngjin në shkelje të ligjit.
Gentjan Malotaj, Artur Shabaku, Artmir Maxhuni dhe Redi Brunga do të përballen në gjykatë me veprat penale të "Shpërdorimit të Detyrës" dhe "Falsifikimit të Dokumentave" e kryer në bashkëpunim.
I pandehur për këtë çështje është marrë dhe pronari i subjektit Adriano Uldedaj, ndaj të cilit është ngritur akuza e "Ndërtimit pa leje".
Referuar dosjes hetimore bëhet fjalë për një objekt 10 katësh në zonën e Kunës në Shëngjin, ku nga hetimet të cilët u drejtuan nga prokuroria e Lezhës Iva Harka, rezultoi se 4 katet e fundit janë ndërtuar pa leje dhe u legalizuan nga Kadastra në shkelje të ligjit.
Hetimi në lidhje me këtë çështje nisi pas një denoncimi që kishin bërë banorët e disa shtëpive pranë pallatit, për dëmtim të pronës së tyre.
Më herët Gjykata e Lezhës me kërkesë të me kërkesë të prokurorisë Iva Harka, në kuadër të këtij hetimi pezulloi nga detyra Drejtorin e Agjensisë së Kadastrës në Lezhë, Gentjan Malotaj dhe Përgjegjësin e Legalizimeve.
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?
-
Po
74%
-
Jo
18.9%
-
Nuk e di
7.1%
Vota total: 2878
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lezhë/ Goditi bashkëmoshatarët me dorezë metalike duke i bërë për spital, vihet në pranga 18-vjeçari
17 Maj, 15:01
-
Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në banesë, kryefamiljari dërgohet tek Trauma
17 Maj, 13:12
-
Operacioni i SPAK, në pranga vëllai dhe djali i xhaxhait të deputetit socialist Eduard Ndreca
17 Maj, 10:45
-
VIDEO LAJM/ Lezhë, të vdekurit varrosen në ujë, varrezat e reja në Gocaj në vend të papërshtatshëm
16 Maj, 21:23
-
Presidenti Begaj viziton Mirditën për të promovuar turizmin
16 Maj, 16:29
-
I mori jetën nënës në Lezhë! 62-vjeçari me probleme mendore do shtrohet në spital psikiatrik
16 Maj, 11:13
-
Mbajti fëmijët peng me kallashnikov/ Zbardhet dëshmia e Aleks Markut në polici: Nuk jam treguar i dhunshëm! Me gruan kishim debate prej kohësh
16 Maj, 10:56
-
Rama inspektime në Lezhë: Plot punë të mira marrin jetë
15 Maj, 11:37
-
Mbajti peng fëmijët, daja i gruas së 40-vjeçarit për Report Tv: Mbesën e dhunonte, merrte fëmijët për t'ia vrarë në sy! E denoncuam mbi 30 herë, policia e mbrojti
15 Maj, 10:53
-
50-vjeçari vdiq teksa punonte në ndërtim, Gjykata e Lezhës cakton arrest shtëpie për administratorin e pallatit dhe punëtorin
15 Maj, 09:37
-
Qentë endacak kthehen në problem, pas turistes në Vlorë, një qytetar kafshohet nga qeni në Lezhë
15 Maj, 08:40
-
Aksidentohet Fuoristrada në afërsi të Rrëshenit, shpëton mrekullisht familja
14 Maj, 20:03