TIRANE - Një numër i madh lejesh legalizimi janë ndarë sot nga kreu i Aluiznit Artan Lame për banorët e njësisë 4,8 dhe 9.
I pranishëm në takim ishte dhe kandidati i ASHE për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj.
Kreu i Aluiznit tha se ky është një proces i rëndësishëm dhe se nga java tjetër fillon diskutimi në komisionet parlamentare për legalizimin e ndërtimeve pas vitit 2009.
Veliaj tha se pas 21 qershorit, bashkia dhe qeveria do të ecin më shpejt për legalizimin e shtëpive në kryeqytet. Ai deklaroi se këto njësi janë edhe zonat me anomalitë më të mëdha në Tiranë, të cilat janë edhe nën administrimin e PD-së.
“Në qoftë se qyteti vuan 24 orë, atëherë edhe shërbimet duhet t’i ketë 24 orë. Pas 21 qershorit na duhet një bashki me 3 turne. Në 8 vjet ata bënë vetëm 20 mijë legalizime, kurse në 1 vit ne bëmë 32 mijë legalizime. Pra, jo vetëm që bëjmë 10 herë më shumë punë, por legalizuam edhe shtëpitë e qytetarëve, e jo bingo e kazino si më parë”, u shpreh Veliaj.
“Kisha që në 2006 që kisha aplikuar për lejen e legalizimit dhe po prisja prej 9 vitesh”, tha një banore e njësisë 9, e cila mori sot lejen e legalizimit.
Veliaj tha se Tiranës nuk i duhet një kryetar bashkie që rri në Hollandë, i cili nuk ua hap derën as kryetarëve të njësive bashkiake. “Në 21 qershor do të votojmë për të bërë hesapet e çdo familjeje shqiptare, që janë të shqetësuar për shkollat, kopshtet, për faktin a ka ndonjë terren sportiv, a do të mblidhen pelhrat dhe a do të vendosen vijat e bardha pa i fshirë shiu”, u shpreh Veliaj.
“Ne kemi dy oferta: një kandidat të majtë dhe 5 të djathtë. Janë të respektuar që të bëjnë garë për të djathtën, por kjo është garë është për ta çuar Tiranën në drejtimin e duhur sepse ka 4 vjet në kundravajtje”, deklaroi kandidati i majtë.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO