Lejet e ndërtimit, rritje me
146 për qind ndaj vitit 2015

Biznesi i ndërtimit është para një periudhe rritjeje për shkak se numri i lejeve të dhëna në nëntëmujorin e këtij viti është rritur me 146 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas të dhënave të INSTAT lejet e ndërtimit të dhëna në të gjithë vendin për periudhën janar-shtator 2016 ishin 308 nga vetëm 125 të tilla që ishin dhënë në 9-mujorin e 2015. Numrin më të madh të lejeve e ka dhënë Tirana.

Vetëm gjatë këtij viti në kryeqytet u dhanë 65 leje të cilat zunë 21 për qind të totalit të lejeve të dhëna këtë vit. Qyteti i Beratit vjen i dyti në radhe për numri i lejeve të reja.
Gjatë 9 mujorit u dhanë 45 leje ose 13 për qind të totalit. Elbasani, Lezha dhe Shkodra gjithashtu kanë dhënë një numër të madh lejesh në krahasim me qytet e tjera.

Vetëm në tremujorin e tretë 2016 janë miratuar gjithsej 145 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, me një sipërfaqe rreth 75.321 metër katror. Numri i lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa rezidente (ku përfshihen ndërtesat për banim) zë 67,6 % të numrit gjithsej të lejeve, ndërkaq numri i lejeve miratuar për ndërtesa jo rezidente (ku përfshihen ndërtesat për hotele dhe të ngjashme, zyra, tregtare, industriale dhe të tjera) zë 32,4 %.

Por me megjiithë këto zhvillime sektori i ndërtimit thelloi më tej tendencën ngadalësuese të rritjes në tremujorin e dytë të vitit. Vlera e shtuar e ndërtimit shënoi një rritje vjetore me 1.8%, pas rritjes me 8.1% në tremujorin e parë të vitit. Ritmet më të zbutura të ecurisë së sektorit u ndikuan nga rënia e kontributit të komponentit publik, si dhe nga efekti statistikor krahasimit me një bazë të lartë një vit më parë.

Ndërkohë, rritja e fluksit të investimeve të huaja direkte në tremujorin e dytë ndihmoi rritjen e sektorit.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve