Shefi i Seksionit të hetimit të krimeve në Peqin dhe 3 specialistë hetimit të krimeve në komisariatin e Peqinit janë pezulluar nga detyra pasi akuzohen se kanë lejuar kultivimin e kanabisit në dy raste në një banesë.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ( Rajoni Elbasan - Korçë) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan,ekzekutoi sot masat e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjësve të Komisariatit të Policisë Peqin të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre” për:
Komisar Sh.Xh., me detyrë shef seksioni i hetimit të krimeve në volum.
N/Komisar S.D., me detyrë specialist i hetimit të krimeve
Inspektor A.K, me detyrë ndihmës specialist i hetimit të krimeve.
Inspektor A.K., me detyrë ndihmës specialist i policimit në komunitet.
Caktimi i masave të sigurisë u bë i mundur pas hetimeve të kryera me metoda speciale, ku ka dyshime të arsyeshme bazuar mbi prova për përfshirjen e punonjësve të policisë në shpërdorim detyre, duke lejuar me veprime dhe mosveprime konkrete zhvillimin e aktivitetit të paligjshëm të kultivimit të bimëve narkotike të dy rasteve në banesën e shtetasit R.B, informoi sot AMP.
Pronari i kësaj banese u arrestua 13 shtator për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, pasi gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur bimë të llojit kanabis sativa.
"Në datën 13 shtator ky shtetas është arrestuar nga DVP Elbasan për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, pasi gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur bimë të llojit kanabis sativa, vijon AMP
Hetimet vazhdojnë për përfshirjen dhe të punonjësve të tjerë në këtë aktivitet kriminal.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?
-
Brenda 2030
59%
-
Pas 2030
30.5%
-
Nuk e di
10.5%
Vota total: 1688
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Studio Live’ në Report TV për votimin elektronik, Kristaq Kume: Nuk ja vlen të bëhet ky shpenzim madhor, sjell vetëm një gjë! Procesi afektohet para votimit
11 Tetor, 19:38
-
‘Skadon’ afati! KQZ: Votimi elektronik në 5 qarqe nuk bëhet! Celibashi i propozon partive: Të bëjmë në Elbasan dhe Durrës
11 Tetor, 13:47
-
Elbasan/ Bashkëpunëtor në dy vjedhje automjetesh, arrestohet një 35 vjeçar
11 Tetor, 12:04
-
Aksident në aksin rrugor ‘Prrenjas-Librazhd’! Makinat përplasen me njëra tjetrën, 1 i plagosur
10 Tetor, 18:14
-
Hoxha dhe Gonzato vizitojnë pronën e konfiksuar të kthyer në sipërmarrje, Ministri i Brendshëm: Pasuritë e krimit shndërrohen në përfitime reale për shoqërinë
10 Tetor, 11:38
-
Elbasan/ Punonjës të paregjistruar dhe mosdeklarim të ardhurash në Tatime, nën hetim administratorja e fasonerisë
9 Tetor, 16:42
-
Cërrik/ Qëlloi me armë zjarri në ajër në fshatin Liçaj, në pranga 36-vjeçari! Iu kap municion luftarak
9 Tetor, 09:53
-
Librazhd/ Nuk gjen treg as patatja 'e famshme' e Stëblevës, shkak importi! Fermerët: Nuk ia vlen barra qiranë
8 Tetor, 18:01
-
Elbasan/ Arrestohet hajduti i makinave, në kërkim bashkëpunëtori i tij
8 Tetor, 09:16
-
‘Vetëm ai punonte’, flet i ati i të riut që humbi jetën pas shpërthimit me tritol në banesën e motrave Nikolli: Po priste vizën për Gjermani
7 Tetor, 16:38
-
Studentët preferojnë Infermieri, Ekonomik, Inxhinieri! Mësuesitë në pikën kritike, Rektorët: Duhet t’i reformojmë!
7 Tetor, 15:47
-
Vdiq aksidentalisht pas atentatit me tritol ndaj 2 motrave Nikolla, Xhovana për mallkimet: S’jam unë vrasësja e Eneas, por shteti që i lë kriminelët të bëjnë ligjin nga burgu!
6 Tetor, 19:36