Leka II:Jemi të prekur nga dashuria
që kemi patur gjatë dasmës sonë

Leka II:Jemi të prekur nga dashuria<br />që kemi patur gjatë dasmës sonë
Princi Leka dhe Elia Zaharia kurorëzuan lidhjen e tyre me martesë. Pas fejesës disa vjeçare, Princi Leka II dhe aktorja e këngëtarja Elia Zaharia nën bekimin e kryebashkiakut Erjon Veliaj zhvilluan ceremoninë celebrimit. Nga sot Elia do te jete Princeshe, Elia Zogu. Ata  kanë dashur që të lënë një mesazh në profilet e tyre sociale. Një ditë pas dasmës Elia postoi një mesazh dhe sot vjen mesazhi i parë falenderues i princit.

Postimi i plotë:
 
Elia dhe unë jemi vërtetë të prekur nga mbështetja dhe dashuria që kemi patur gjatë dhe pas dasmës sonë. Jemi jashtëzakonisht mirënjohës dhe të nderuar që na vizituan dhe ndanë gëzimin tonë kaq shumë Familje Mbretërore, familjarë të afërt dhe të largët, miq dhe dashamirës, të cilët kaluan bashkë me ne një aventurë të paharrueshme në Shqipëri. Jemi krenarë që mundëm të promovonim vendin tonë të bukur, traditat tona, kulturën dhe shpirtin kombëtar.

Dëshirojmë të falenderojmë njerëzit e jashtëzakonshëm dhe patriotë që ndihmuan në suksesin e Dasmës Mbretërore Shqiptare:
 

Falenderojmë Fondacionin Culture Europe i cili  bëri aq shumë për suksesin e kësaj dasme, dhe konsolidoi miqësinë e natyrshme të Shqipërisë me Francën. Një falenderim i veçante për Z. Julien Roche i cili mbështeti këtë dasëm në të gjithë hapat e ndërtimit të saj, që nga dita që vendosëm datën në Francë, e deri më 8 tetor 2016.

Falenderojmë mikshën tonë Znj. Sadije Berisha që ndihmoi dhe asistoi këtë dasëm me mish e me shpirt, pa pushuar asnjë sekond. Ajo ishte për ne nga fillimi në fund, me energjinë dhe vizionin e saj, me shumë se një mikeshë, një motër e vërtetë për Elian dhe mua.
Falenderim special për Roger Lundgren dhe punën e tij me akreditimet e mediave ndërkombëtare, duke na dhënë mundësinë të prezantojmë më së miri ndërkombëtarisht Shqipërinë tonë të bukur. 

Falenderojmë mikun tonë Sulejman Gjana i cili ndihmoi me koordinimin dhe organizimin.  Falenderojmë miqtë tanë Z. Beniamin Bakalli, Znj. Eriona Hanku dhe Z. Meshar Kamberi së bashku me skuadrat përkatëse për asistimin në mikpritjen dhe shoqërimin e të ftuarve tanë të nderuar.

Dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë të thellë për institucionet e vendit tonë të cilat na mbështetën në ndërtimin dhe finalizimin e dasmës sonë.
Falenderojmë Kryeministrin dhe zyrën e tij për të gjithë lehtësitë që na mundësuan.  Një falenderim i veçante shkon për Kryetarin e Bashkisë Z. Erion Veliaj dhe të gjithë ekipin e Bashkisë Tiranë që u bashkuan dhe ndihmuan realisht duke bërë më të mirën, në mënyrë që vendi ynë të prezantohet me dinjitet. 

Falenderojmë Ministrinë e Jashtme dhe të Mbrojtjes për bashkepunimin frytdhënës. Kjo dasëm nuk do të kishte patur impaktin ndërkombëtar që pati nëse nuk do të ishin mbledhur rreth nesh njerëz të talentuar, dashamirës dhe profesionistë.

Kur gjërat bëhen me dashuri dhe përgjegjësi, nuk mund të mos jenë të suksesshme. Alketa dhe skuadra e Class Events u treguan të gatshëm, të palodhur dhe profesionistë. Shija e tyre e rafinuar në detaje, sidomos me kompozimet e mrekullueshme të buqetave dhe luleve nga mikesha jonë Frida,solli një aromë të veçantë dhe standard elitar. Bashkarisht sollëm në Shqipëri stilin dhe konceptin e një Dasme Mbretërore: elegancë, estetikë, modesti dhe në asnjë moment ekstravagance.

Dreka e përgatitur nga duart e arta të mikeshës sonë Znj. Blerina Kasemi dhe Era Catering u bë me një pasion dhe pune kërkimore të veçantë në specialitetetet e të gjitha trevave shqiptare. Një falenderim i veçantë për ekipin e Erës i cili punoi në Rezidencë me një profesionalizëm të spikatur, korrektësi absolute, duke mikpritur mbi 800 të ftuar ashtu siç i ka hije Shqiptarit të presë miq! Një experiencë e paharrueshme! Të falenderoj e dashur Olisa Porodini!

Darka e përgatitur nga Mrizi i Zanave ishte gjithashtu një sukses ne prezantimin e shijeve që i kane rrënjët ne vendin tone. Miku ynë i shtrenjtë Z. Altin Prenga e kuptoi më së miri qëllimin tonë për të prezantuar shijet tradicionale në një formë evropiane gourmet. Falenderojmë ekipin e Mrizit qe punuan me pasion dhe paçka lodhjes dhe ngarkesës, përmbushen me se miri rolin e tyre.

Falenderojmë mikun tone te shtrenjte Z. Krenar Xhaferri dhe Pastarella për gatimet e tyre të shijshme gjatë festimeve tona! Një falenderim i veçante për të ëmblën Ana Lucia dhe Pastelito. Kjo vajze tejet e talentuar krijoi tortën e dasmës, me shije te mrekullueshme, bazuar në ëmbëlsirat arbëreshe me baze kungulli. Torta u prezantua mbi një platforme të veçante të sjelle me elegancë nga Angio-décor.

Vlerësimet tona gjithashtu për ruajtjen e të ftuarve tanë nga Hoxha Security në mënyrën me profesionale të mundshme! Dëshirojmë te përmendim dy mikeshat e veçanta, Znj. Blerina Kllokoqi Rugova për fustanin e mrekullueshëm të nusërisë që vazhdon te beje xhiron e mediave ndërkombëtare, si edhe Znj. Flora Suldashi për fustanin elegant dhe dinjitoz të pritjes ne residence, qe sot gjendet ne albumet e qindra te ftuarve.

Falenderim per mikeshen tone te shtrenjte Njomeza Luci e cila punoi dhe qendisi kepucet e nuses! Falenderojme perzemersisht mikun tone te shtrenjte Z. Avni Delvina, I cili per disa jave rradhazi shkroi te gjitha ftesat me kaligrafine e tij te vecante, duke I kthyer ne nje kujtim te personalizuar dhe te vyer.

Dëshirojmë të falënderojmë miqtë tanë te dashur qe realizuan ëndrrat tona për një dasme Shqiptare:
Magjia e dasmës ishte muzika dhe vallet tradicionale shqiptare dhe për ketë falenderojmë përzemërsisht mikun tone te shtrenjte Z. Azgan Haklaj, i cili beri bashke te gjitha grupet e këngëtareve dhe valltareve nga te gjitha trevat tona si Shqipëria, Kosova, Cameria, Mali I Zi dhe Maqedonia. Te gjithë bashke, me kostumet tradicionale te krahinave te ndryshme, i dhatë jete ditës sonë!

Falenderojmë për performancën e paharrueshme te muzikës moderne shqiptare miqtë tanë te Keli Band, veçanërisht mikun tone te vjetër dhe shtrenjte Z. Brikel Guga, këngëtaren e mrekullueshme e cila na nderoi me prezencën dhe performancën e saj Znj. Vikena Kamenica, këngëtaret e talentuara Kemela Islami dhe Marsela Cibukaj. Ju i dhate sharm dites sone.

Falenderojmë muzikantin e mrekullueshëm Z. Alban Pengili për tingujt e paharruar te violinës qe magjepsen darken tone. Te falenderojme qe performove kaq bukur repertorin tone kombëtar. Falenderojme Z. Altin Babameto dhe banden qe ekzekutoi Himnin Mbretëror, duke sjelle ne memorie tingujt qe percollen martesen e gjyshërve te mi, Mbretit Zog dhe Mbretereshes Geraldine.

Dëshirojmë te falenderojme Korin e Liceut Jordan Misja per dashurinë me te cilën te gjithë se bashku kënduan himnin kombetar! Falenderojme Ekzonen dhe bandën e saj, si edhe Dj Cool qe ndezen atmosferen e festes sone. Falenderojme mikeshën tone te shtrenjte Znj. Edlira Sula per te gjithë punën e saj me qëndisjet e pecetave, kostumet tradicionale shqiptare te shoqërueseve te nuses, si edhe stafit te shërbimit. Te gjitha këto i dhanë bukuridhe krenari dasmës sone shqiptare.
Deshirojme te falenderojme mikun tone te shtrenjte Z. Enklajd Malo per mbeshtetjen e tij te vecante. 

Falenderojme mikun tone Z. Agim Kraja per mbeshtetjen e vecante. Z. isuf Neli per mbeshtetjen e vecante. Deshirojme te falenderojme Z. Edi Topi se bashku me ekipin e kameramaneve te palodhur dhe te papertuar. 

Deshirojme te falenderojme kompanine Prosound per te gjithe kujdesin qe treguan ne ndricim dhe audio, duke e bere atmosferen e dasmes përrallore.  Dëshirojmë të falënderojmë ngrohtësisht fotografët zyrtare të dasmës sonë, Z. Eduard Pagria dhe Z.Roland Balla. Një falenderim special për Znj. Ema Coku e cila u kujdes për qëndismat e sotopjatave me stemën e Familjes Mbretërore Shqiptare. Faleminderit për mbështetjen dhe energjinë pozitive!

Dëshirojmë te falënderojmë sponsoret tanë: 
Fondation Culture Europe, Ruinart, Kantina Bardha, Birra Korça, Frutomania, Garden Line, Napoleon, Byshanasa, Steens Herrmode, AB Stjarntryck, Blerina Kllokoqi Rugova, Victoria Kliniken, Flora S, Pastelitos, Pastarella, Tradita Popullore 

Faleminderit Media Shqiptare, keni qene te mrekullueshëm ne pasqyrimin e dasmës! 

Faleminderit Hotel Plaza, Rogner, Xheko Imperial dhe Sheraton qe mikpriti te ftuarit tanë!

Se fundmi por jo nga rëndësia, falënderojmë te gjithë miqtë tanë te shtrenjte qe na kane dhuruar kaq shume dashuri, mbështetje, dhe energji pozitive! Kjo energji na ka dhëne te dyve një gëzim te pafund!

Falënderojmë shume edhe te gjithë ata miq virtual te rrjeteve sociale te cilët na kane uruar dhe vazhdojnë te na urojnë, duke u bere pjese e gëzimit tone! Faleminderit miq! Faleminderit te gjithëve! Faleminderit qe nëpërmjet kësaj dasme, i betë nder vendit tone, qe e meriton ketë vëmendje pozitive nga e gjithë bota!

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois