Leksion goditës për shqiptarët nga një turist i huaj...“Ne bëjmë pis, ata pastrojnë" (VIDEO)

Parku kombëtar i Lurës një pasuri natyrore e jashtëzakonshme, është ndër prioritetet e vizitorëve të huaj që duan të shohin pika turistike të veçanta në Shqipëri.

Përveç mahnitjes nga madhështia  e maleve, gërshetuar me bukurinë e natyrës dhe ajrin e pastër, të burimeve ujore dhe bimësisë së rrallë, një nga turistët europianë, udhëtar me motor në këto anë, është befasuar nga ndotja e mjedisit përreth këtyre peizazheve mbresëlënës.

Çfarë ka bërë ai, duke mos qëndruar indiferent ndaj këtij fenomeni të turpshëm që karakterizon edhe zona kaq të veçanta që klasifikohen pasuri kombëtare dhe ku zhvillohet jeta e shumë banorëve, kafshëve dhe shpendëve dhe e një bimësie të pastër?! Ka bërë atë që nuk e bëjnë shqiptarët. Ka përveshur mëngët, ka vënë dorezat higjenike dhe ka nisur nga puna për pastrimin e gjithë kësaj hapësire. Ka mbledhur gjithçka të hedhur përreth, që nga qeset dhe bidonat plastikë, mbetjet urbane e çdo mbeturinë tjetër të amortizuar nga efekti kohë.

Duke shprehur habinë e tij për këtë ndotje të skajshme, ai nuk ka nguruar që me anë të videos së filmuar dhe publikuar të përçojë edhe një mesazh me këtë “aksion”, si një gjest që turpëron këdo që e shikon të publikuar në rrjetet sociale. Pastrimi, çështje kulturë kombëtare, edukate personale apo sipërmarrje fushatash në momentet kur i gjykojnë të favorshme ministria e mjedisit e çdo qeverisje apo agjensitë kombëtare e rajonale të mjedist?!

Ç’rëndësi ka fundja?

Secili e di përgjigjen brenda vetes, e për sa kohë do të na mësojnë të tjerët ta duam mjedisin dhe natyrën, si pjesën më të shëndetshme të jetës së përditshme, ne gjithmonë do të ankohemi se me “punët tona të brendshme” merremi vetë!!!

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 06/03/2019 18:51

    I VRAVE NE NDERGJEGJE!

    Përgjigju
  • Toto: 06/03/2019 13:09

    Nuk marrin vesht delet o mik!!!

    Përgjigju
  • CaBone: 06/03/2019 10:15

    Respekta ty o boss qe jep nje shembull kuptimplote. Po duhet ta shokojn ata qe e ndosin ate ambjent, sa shum mund te behet po te ket vullnet dhe deshir. Ishalla vijn nja 4-5000 si puna kti shokut me motorr qe ta ftillojn nje her e per gjithmon ate vend nga mbeturinat se ne si popull sjemiboer ate pun, apo tan behen thonjt pis hahaha.

    Përgjigju
  • Pilo Lala: 06/03/2019 05:27

    Shembull i mire...

    Përgjigju
  • Fredi: 05/03/2019 22:08

    Bravo i qoftë dhe Zotat ia bëfshin hallall ndërkohë shofshin mutërinë e atyre bajgave që ndotin!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

CRIME STORY: Sabotimi i dytë i 21 janarit, publikohen dokumentet e panjohura të hetimit, krerët e policisë nuk zbatuan urdhrat e ndalimit për gardistët

CRIME STORY: Sabotimi i dytë i 21 janarit, publikohen dokumentet e panjohura të hetimit, krerët e policisë nuk zbatuan urdhrat e ndalimit për gardistët