Leksioni më i fundit nga Partia Socialiste

Leksioni më i fundit nga Partia Socialiste

Socialistët e përsërisin shpesh: Familja e madhe socialiste! Dhe kanë të drejtë: Një familje është kështu: me të mirat e të këqijat e saj, me kohët e bukura dhe të vështira, me rëniet dhe ngritjet, me dasmat dhe vdekjet, por familja përpiqet të rezistojë dhe ekzistojë duke u trasformuar në kohë.

30-vjetori i PS-së ishte një leksion nën qiell të hapur, një festival të papriturash, ngjarjesh, largimesh, prurjesh, kujtimesh, nderimesh, kritikash dhe mirënjohjesh. E gjitha me një qëllim: ripërtëritjen dhe forcimin e siglës më të vjetër dhe jetëgjatë në historinë politike të vendit tonë. Nga stadiumi Air Albania, të mbështjellë në arkitekturën e dashur dhe të urryer të italianit Mario Cucinella, vunë në piedestal fituesit e zgjedhjeve të fituara të 25 prillit dhe lanë në hije të tjerët, për të mos i kursyer nga kritikat dhe bilancet që i rrezikuan ndonjë mandat, gjithësesi pa i kërcënuar dhe pa i përjashtuar, duke u lënë kohë dhe hapsirë për të ndryshuar e reflektuar. Tridhjetëvjetori i PS-së ishte një leksion ndërtimi, projektesh, forcimi dhe ëndërrimi. U pa në sytë dhe në fjalët e më të rinjve dhe në emocionet e më të vjetërve.

Dhe nuk do t’u duhej shumë kundërshtarëve të PS-së të ringriheshin e të forcoheshin edhe ata, mjafton t’i kopjonin në shumë strategji, ashtu siç në Shqipëri funksionon me të kopjuar çdo gjë. Ashtu si me t’u hapur një televizion lajmesh, hapin dhjetëra të tjerë të njëjtën gjë, ashtu si Fevziu u bë Bruno Vespa i shqiptarëve e ndonjë kolege tjetër, Lili Gruber, Striscia la Notizia lindi të domosdoshmen Fix Fare, e Maria De Filippi e Lorella Cuccarini, në Tiranë ka me siguri të ngjashmet. Për të mos folur për biznese që kopjojnë njëri-tjetrin, bare, agriturizma e lokale. Në fakt kopjimi nuk është një formulë vetëm shqiptare: Më të mëdhenjë e globit kopjojnë me vrap njëri-tjetrin në idetë e suksesshme, sa nuk kupton nëse një palë xhinse, atlete, modele, këngë, kush i prodhoi i pari.

Vetëm politika nuk po kopjohet në Shqipëri për qëllimet e mira dhe në idenë e konkurrencës normale. Ka vetëm një rast kur më e afta dhe fituesja nuk kopjohet: Kur pala tjetër është e mposhtur nga shkatërrimi dhe urrejtja dhe jo nga dëshira për t’u përmirësuar dhe zhvilluar. Partia Demokratike, po bën në këto orë, të kundërtën e një partie që kërkon jetëgjatësinë dhe besimin e shqiptarëve. Nëse nuk ndryshon me shpejtësi, gremina, siç e kemi shkruar edhe më parë, është e pashmangshme.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

E përditshmja britanike 'Express': Shqipëria ndër vendet më të mira për të shkuar me pushime në 2025

E përditshmja britanike 'Express': Shqipëria ndër vendet më të mira për të shkuar me pushime në 2025