Lëkundet KÇK-ja në drejtësi, 38 dosje abuzimesh të prokurorëve në tavolinën e Olsian Çelës! 5 prokurorë u morën në mbrojtje

Drejtësia e re jep sinjalet e para të ndëshkimit të praktikave abuzive brenda saj. Komisioni i Disiplinës pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, gjatë vitit 2019, ka referuar në Prokurorinë e Përgjithshme 38 dosje abuzimesh të prokurorëve gjatë dhe jashtë ushtrimit të detyrës. Dosjet janë përgatitur dhe kanë kaluar në tavolinën e kryeprokurorit Olsian Çela në bazë të ankesave që qytetarët dhe institucione publike kanë bërë në KLP për sjelljet e paligjshme të prokurorëve të caktuar, të quajtur ndryshe edhe si KÇK (kap çfarë të kapësh). Gjatë vitit 2019, Komisioni Disiplinor në KLP, ka shqyrtuar  280 praktika të denoncuara si korruptive të prokurorëve, por 38 janë vlerësuar për t’u hetuar më tej. Të dhënat reflektohet në një raportin e punës vjetore të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për vitin 2019.

Në raport thuhet dhe se gjatë vitit 2019, KLP ka marrë në mbrojtje dhe 5 prokurorë, ku është evidentuar prania e rrethanave serioze që rrezikojnë jetën, familjen dhe pasurinë e prokurorëve kërkues. Këta prokurorë kanë kërkuar mbrojtje fizike për shkak të kërcënimit të tyre nga persona me rrezikshmëri të lartë që janë nën hetim apo të dënuar me burgim në afat të gjatë.

( Kliko këtu ) Raporti i plotë

Raporti do të shqyrtohet nga Kuvendi i Shqipërisë, i cili do të miratojë edhe një rezolutë vlerësuese, shoqëruar me disa detyra për KLP për vitin 2020. Në raportin vjetor, KLP thekson se mungesa e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë është bërë pengesë serioze për vazhdimin në mënyrë normale të punës së Komisionit Disiplinor, pasi Inspektori i Lartë është autoriteti shtetëror përgjegjës për verifikimin e ankesave, hetimin e shkeljeve disiplinore dhe për fillimin e procedurës disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve. Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ka nisur të konstituohet në janar të 2020, pas emërimit në krye të Inspektoriatit të Artur Metanit. Në mungesë të Inspektoriatit, KLP ia ka përcjellë dosjet kryeprokurorit.

Hetimi disiplinor i gjyqtarëve dhe prokurorëve KÇK zgjat deri në një vit. Për këtë arsye, Kuvendi miratoi disa ndryshimet në ligjin për statusin e magjistratëve në datën 12 shkurt 2020, duke parashikuar që prokurori dhe gjyqtari që dyshohet për një shkelje, të pezullohej brenda 6 ditëve, deri kur të merrej vendimi. Ligji u depozitua në Presidencë për dekretim në datën 14 shkurt. Presidenti Meta, në datën 2 mars, vendosi rrëzimin e ligjit, me pretendimin se ligji bie ndesh me dispozitat kushtetuese dhe me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese. Kuvendi nuk e rrëzoi dekretin e Presidentit brenda afatit, duke bërë që ndryshimet të binin poshtë.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb