Çarje në një pallat 5- katësh në lagjen "Partizani"  si dhe një  shtëpi në lagjen "Margegaj".

Këto janë pasojat e tërmetit të rënë në qytetin e Bajram Curiit. Mësohet se lëkundjet janë ndjerë rreth orën 03:15 të mëngjesit në qendër të qytetit si dhe në njësinë administrative Bujan.  

Tërmeti me magnitudë 3.8 i shkallës Rihter është ndjerë në orët e  para të mëngjesit. Sipas të dhënave të Intitutit të Gjeoshkencave epiqendra e tërmetit ka qenë 3 km në jugperëndim të Bajram Currit me thellësi 2 km.

Fatmirësisht nuk raportohet për dëme të tjera materiale apo të lënduar në njerëz. 


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)