Nga: Rrjeti i profesionistëve/studentëve të shkencave Bio-Mjekësore jashtë Shqipërisë
Drejtuar: z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë
Në dijeni të:
Znj. Lindita Nikolla, Ministre e Arsimit dhe Sportit
Z. Ilir Beqaj, Ministër i Shëndetësisë
Znj. Jera Kruja, Rektore e Universitetit Mjekësor
Z. Dhori Kule, Rektori Universitetit të Tiranës
Titulli:
Shkencat mjekësore në Shqipëri: Rikthejini dinjitetin!
Rrjeti I profesionistëve/studentëve të shkencave bio-mjekësore që punojnë, studiojnë jashtë Shqipërisë i bën thirrje personaliteteve të sipërpërmendur të rishikojnë vendimin në lidhje me ekzistencën e Universitetit Mjekësor, Tiranë. Ne, gjithashtu, këshillojmë fortësisht si një alternativë pozitive, rikthimin e këtij fakulteti në gjirin e Universitetit të Tiranës, si një nga kryesuesit e listës së institucioneve më të mira akademike në Shqipëri duke parashtruar argumentat sa më poshtë:
Atributi kryesor qw duhet tw ketë një institucion akademik që edukon mjekë të rinj është aftësia për të prodhuar profesionistë ekselentë, të mirëpërgatitur në aspektin klinik dhe shkencor për t’i shërbyer me përgjegjësi morale e sociale komunitetit ku jetojnë. Në konceptin tonë, universiteti duhet të ofrojë një game të gjerë diturish dhe një ndër-fertilizim të disiplinave të lidhura ose jo drejtpërdrejtë me mjekësinë. Elementi kryesor i përparimit akademik për të prodhuar risi e shkencë, është jo vetëm ekspertiza e aftësive profesionale, por debate konstruktiv ndër studentë e profesorë të fushave të ndryshme.
Tendenca e shumë universiteteve të Evropës Perëndimore, por edhe në botë, është të bashkojnë strukturat akademike universitare mjekësore në institucione më të mëdha multi-disiplinore mendimi-akademik.
Të ndash Fakultetin e Mjekësisë nga një prej institucioneve më të mira akademike që ka sot Shqipëria, Universiteti i Tiranës, ka në potencialin e saj pasoja të rënda të dëmtimit të reputacionit të edukimit mjekësor në Shqipëri. Historia dhe përvoja akademike përbëjnë vlerë të shtuar në identitetin e çdo institucioni akademik. Në disa prej eksperiencave tona gjatë aplikimeve për studime të ciklit të tretë (doktoraturë), universitet evropiane kanë refuzuar njohjen e diplomave si rrjedhojë e ambiguitetit në universitetin që e ka lëshuar.
Studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë të drejtën të dinw që diploma dhe titulli qw ata marrin në përfundim të studimeve respektohet dhe pranohet nga çdo institucion akademik në botë.
Gjithashtu mund të konkludojmë që mirëfunksionimi i një institucioni të tillë akademik si Universiteti Mjekësor, i përbërë tashmë nga pesë fakultete, ka kosto disa here më të lartë se Fakulteti i Mjekësisë. Nga ana tjetër, shumë degë të quajtuara fakultete në Universitetin Mjekësor, nuk arrijnë të plotësojnë kriteret për një status të tillë. Pra, jo vetëm nuk është kosto-efektiv, por ka mangësira në përmbushjen e standarteve akademike.
Shumë prej nesh, si ish-studentë të tij, dekurajojmë fortësisht, që një institucion akademik i një rëndësie të madhe sociale dhe me prurjen e studentëve më të mire në të gjithë Shqipërinë, të bjerë pre e axhendave politike jo vetëm në gjenezën e një Universiteti fantazmë, por edhe në konfliktet mediatike të kohëve të fundit në Këshillin e Profesorëve.
Shqetësimi ynë rri vazhdimishit konstant në reformën e edukimit mjekësor, si hallka kryesore e suksesit së reformës në shëndetësi.
Duke ju falenderuar për vëmendjen e përkushtuar,
Me respekt,
Rrjeti i profesionistëve/studentëve të shkencave Bio-Mjekësore që studiojnë/punojnë jashtë Shqipërisë
1. Adela Brahimaj, MD, MSc candidate, Erasmus University, Rotterdam, Netherlands
2. Borka Jojic, PhD Candidate, University of Berne, Switzerland
3. Brunilda Dhamo, MD, MSc candidate, Erasmus University, Rotterdam, Netherlands
4. Diana Doda, Institute of Chemistry, ETH Zürich, Switzerland
5. Enisa Shevroja, Medical Student, University of Ljubljana, Slovenia
6. Erion Fejza, Faculty of Medicine, University of Bologna, Italy
7. Ervis Agastra MD, Faculty of Medicine, Trieste, Italy
8. Ina Mexhitaj, Research Fellow, National Institute of Neurological Diseases and Stroke-National Institutes of Health, Rockville, USA
9. Irini Pahumi, University of Geneva, Switzerland
10. Jana Nano, MD, MSc Candidate, Ludwig Maximilian Universität, Munich, Germany
11. Jola Bresha, Medical Student, Ludwig Maximilian Universität, Munich, Germany
12. Klodian Dhana, MD, MSc, PhD Candidate, Erasmus University, Rotterdam, The Netherlands
13. Kozeta Miliku, MD, MSc candidate, Erasmus University, Rotterdam, The Netherlands
14. Noem Ivanaj, Faculty of Pharmacy, University of Florence, Italy
15. Olta Gishti, MD, MPH, DSc. Candidate, Erasmus University, Rotterdam, The Netherlands
16. Retina Capuni, MSc Candidate, Diagnostic Molecular & Biotechnology Universita of Camerino, Italy
17. Riviola Papathanasi, MD, Meschede Hospital, Germany
18. Taulant Muka, MD, MSc, DSc. Candidate, Erasmus University, Rotterdam, The Netherlands
19. Zamira Kalemaj, DMD, PhD Candidate, University of Turin, Italy
20. Albanian student’s Union of Bologna, Italy
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)