RIGA - Qeveria letoneze e qendrës së djathtë mori sot detyrën, pasi tre parti parlamentare nënshkruan marrëveshjen e koalicionit duke mënjanuar një parti proruse, fituese e zgjedhjeve të përgjithshme, të zhvilluara muajin e kaluar.
Dy partitë e qendrës së djathtë, Unioni i të Gjelbërve dhe Fermerëve dhe Partia e Unitetit, u bashkuan me Aleancën Konservatore Kombëtare dhe formuan qeverinë e re letoneze, e cila do të kryesohet nga Laimdota Straujuma.
Partia e qendrës së majtë "Harmonia", që mbështetet nga pakica ruse në vend, në zgjedhjet e 4 tetorit fitoi më shumë vende në Parlament.
Koalicioni i treshes qeveritare, megjithatë, siguroi shumicë prej 61 deputetësh.
Parlamenti letonez, që ka 100 deputetë, miratoi koalicionin qeveritar me 61 vota pro dhe 39 kundër./ ATSH/