TIRANË- Mazhoranca ka ende shpresë se Holanda do të ndryshojë qëndrim ndaj Shqipërisë për hapjen e negociatave. Pas qëndrimit në mbledhjen e komisionit për çështjet europiane në parlamentin e Holandës, se hapja e negociatave për Shqipërinë është e parakohshme, deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati thotë se ky vendim është marrë për arsye të brendshme, por që nuk beson se është vendimi përfundimtar.
“Ka dy vende ose 1 që është skeptik për arsye të brendshme politike për sa kohë komisioni europian e ka dhënë rekomandimin dhe 25 nga 27 janë dakord, patjetër që është çështje politike e tyre. Nuk besoj se ky është vendimi përfundimtar i qeverisë holandeze, dhe shpresoj shumë se dhe qeveria franceze të ketë pikëpamje pozitive për hapjen e negociatave”, tha Bushati.
Gratë ministre të cilat i dërguan letër parlamentit holandez për t'i kërkuar të mos bllokojnë procesin e integrimit, duket se janë të vendosura të mos ndalen me kaq. Ministrja e Kulturës Elva Margariti, e cila është një nga 8 ministret që ka firmosur letrën, thotë se mund të ndërmerren edhe hapa të tjerë të cilët do gjykohen si të vlefshëm për këtë proces.
“Ne gratë kemi fuqinë të qëndrojmë bashkë dhe të tregojmë modelin e ri të Shqipërisë energjike që beson te forca e gruas kështu që do hap që gjykojmë sit ë vlefshëm do ta ndërmarrim”, tha Margariti për Report Tv.
Ndërkohë, ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati i pyetur për vendimin e Holandës dha këtë koment: “Si je mirë”?
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.9%
-
Keq
61.3%
-
Nuk e di
13.8%
Vota total: 1373
Lajme të tjera
-
Skandali me aksionet, Ajax shkarkon shefin ekzekutiv
2 Prill, 19:28
-
Pengmarrje në një lokal në Holandë, arrestohet autori, lirohen pengjet
30 Mars, 12:14
-
Krerët e institucioneve të drejtësisë shqiptare në SHBA, zbardhen takimet
29 Mars, 22:24
-
50 ndeshje me Holandën, sulmuesi dënohet me 6 vite burg! Trafikoi 1360 kg kokainë
14 Shkurt, 15:32
-
Ish-kryeministri holandez dhe bashkëshortja shuhen dorë për dorë, vdesin nga eutanazia
9 Shkurt, 20:40
-
‘Butrinti’/ Zhupa: Nëse nuk zgjidhet nga 'Kushtetuesja’, e çojmë në SPAK! Shteti, i nënpërfaqësuar në bordin e menaxhimit të koncesionit
7 Shkurt, 12:52
-
Holanda do t’i sigurojë Ukrainës 6 avionë F-16 të tjerë
5 Shkurt, 18:41
-
VIDEO/ Operacion ndërkombëtar antidrogë në disa shtete, mes të arrestuarve 65 shqiptarë! Në Shqipëri sekuestrohen 5 mln euro pasuri (EMRAT)
5 Shkurt, 12:57
-
VIDEO/ Panik në Holandë, tifozët futen në fushë dhe ndërpresin ndeshjen! Lojtarët e Vitesses dhe Feyenoord në dhomat e zhveshjes
21 Janar, 16:38
-
Parlamenti holandez shqyrton hapin drejt kërkesës së mbretit për të paguar tatimin mbi të ardhurat
19 Janar, 14:51
-
Firmosi me Ajaxin në Holandë, Henderson thyen rekordin e fanellave të shitura për 24 orë
19 Janar, 12:27
-
Ministria e Kulturës u shkri në një me Inovacionin dhe Ekonominë, reagon Margariti: Krenare për gjithë sa bëmë e që do të vijohet
16 Janar, 16:22
Ne Hollsande nuk ka aq sh ume shqiptare sa te merren per shkaktare problematike,Por, Hollanda ka shtytje nga opozita shqiptare-Basha dhe klani opzitare, qe te pengojne intergimin e Shqiperise dhe shqiptareve ne institucione nderkombetare,per kete opozita punon mbrneda dhe jashte vendi.Seepse kete e ka "detyre" kombetare e shteterore nga e cila finaacohet dhe krenohet para votuesve te saja.
Përgjigju