LETRA e plotë drejtuar Senatit dhe Kongresit: ja pse Joe Biden fut në listë Shqipërinë për politikanët e korruptuar

LETRA e plotë drejtuar Senatit dhe Kongresit: ja pse Joe Biden fut në listë Shqipërinë për politikanët e korruptuar

Presidenti i SHBA, Joe Biden ka nxjerrë një urdhër të ri ekzekutiv që përfshin edhe Shqipërinë, urdhër në të cilin parashikon bllokim prone dhe ndalim të hyrjes në SHBA të personave që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor. Në letrën e tij, drejtuar Kongresit dhe Senatit, presidenti Biden informon se këta persona që konsiderohen si një kërcënim për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara, do ju sekuestrohet prona dhe ndalohet hyrja në SHBA.

 

E nderuara Kryetare: 

Në zbatim të aktit Ndërkombëtar të Fuqive Ekonomike të Emergjencave, raportoj se kam lëshuar një urdhër ekzekutiv për të zgjeruar fushën e emergjencave kombëtare të deklaruar në Urdhrin Ekzekutiv 13219, të 26 Qershorit 2001, për “Bllokimin e pronës të personave që kërcënojnë përpjekjet ndërkombëtare të stabilizimit në Ballkanin Perëndimor”, ndryshuar me urdhrin ekzekutiv 13304, të 28 majit 2003, (Përfundimi i Emergjencave në lidhje me Jugosllavinë dhe Modifikimi i Urdhrit Ekzekutiv 13219 të 26 Qershorit 2001), duke konstatuar se situata në territorin e ish-Republikës Federale Socialiste të Jugosllavisë dhe Republikës së Shqipërisë (Ballkani Perëndimor), gjatë dy dekadave të fundit, përfshirë minimin e marrëveshjeve dhe institucioneve të pasluftës pas prishjes së ish-Republikës Federale Socialiste të Jugosllavisë, si dhe korrupsioni i përhapur brenda qeverive dhe institucioneve të ndryshme në Ballkanin Perëndimor, pengon progresin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimin e plotë në institucionet transatlantike, dhe në këtë mënyrë përbën një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara. 

Urdhri zgjeron fushën gjeografike të regjimit ekzistues të sanksioneve, përfshirë Shqipërinë, dhe rrit kriteret e përcaktimit për kërcënimet aktuale ndaj sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe interesave të politikës së jashtme në rajon, duke përfshirë pengimin e proceseve demokratike dhe gjyqësore, korrupsionin dhe krimin e organizuar. 

Veprimet që minojnë marrëveshjet dhe institucionet e pasluftës pas prishjes së ish-Republikës Federale Socialiste të Jugosllavisë, si dhe korrupsioni i përhapur brenda qeverive dhe institucioneve të ndryshme në Ballkanin Perëndimor, pengojnë progresin drejt një qeverisje efektive dhe demokratike dhe integrimin e plotë në institucionet transatlantike, dhe në këtë mënyrë përbën një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara. 

Prandaj, kam përcaktuar se është e nevojshme të bllokohet prona e çdo personi që përcaktohet nga Sekretari i Thesarit, në konsultim me Sekretarin e Shtetit, se minon proceset demokratike ose institucionet, minon çdo siguri rajonale, paqen, bashkëpunimin ose marrëveshjen e njohjes reciproke, përfshirë abuzime serioze të të drejtave të njeriut, ose përfshirë drejtpërdrejt apo indirekt në korrupsion në lidhje me Ballkanin Perëndimor. 

Të gjithë departamentet dhe agjencitë ekzekutive janë të drejtuar të marrin të gjitha masat e duhura brenda autoritetit të tyre për të zbatuar dispozitat e urdhrit.

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agron: 09/06/2021 05:34

    Tu konfiskohen pasuritë jo vetëm në shba por,në të gjitha parajsat fiskale të politikanve të korruptuar shqiptar.

    Përgjigju
  • Viktor: 09/06/2021 05:15

    Po'

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja