Mes shumë reagimesh që kanë mbërritur në redaksinë e “Shqiptarja.com” për intervistën e Ardit Gjerbresë me Marjan Rroku, vrasësin e Aldës 16-vjeçare dhe mamasë së saj Mbarimes, spikat letra e një shoqe të viktimës. Nëprmjet kësaj letre shoqja e Aldës shpreh indinjatën e saj duke u shprehur se me këtë intervistë të mbushur me trillime nga vrasësi Marjan Rroku: “Ajo vajzë po vritet edhe pas vdekjes”
Letra e plotë
Unë që shkruaj kam qenë shoqe klase me Aldën, viktimën e Marjan Rrokut dhe se çfarë ka ndodhur atë mars të vitit 2001, e kam përjetuar nga afër dhe e mbaj mend shumë mirë. Vetë kam qenë në shkollë me të ditën kur ndodhur.
Në fund të këtij muaji bëhen 15 vjet nga vrasja e Aldës e ky përvjetor është më i hidhur se kurrë, kjo për shkak të intervistës, ose më mirë, fushatës mallëngjyese e justifikuese, që Ardit Gjebrea i ka bërë vrasësit të saj. E pashë atë intervistë në televizion e nuk mund t'ju them se çfarë nervozizmi më shkaktoi tek dëgjoja të gjitha gënjeshtrat që thuheshin për Aldën dhe familjen e saj. Një efektiv i SHIK-ut me pistoletë në brez që dhunohej e hante presion nga një 16-vjeçare? Është turp të hidhet baltë në këtë mënyrë mbi një person të pafajshëm.
Ky vrasës vazhdon ta vrasë atë vajzë edhe pas vdekjes së saj. Është e pafalshme që një njeri publik si Ardit Gjebrea, një njeri, të cilit fjalët i transmetohen në television, që ndiqet kush e di nga sa miliona shqiptarë brenda e jashtë vendit, ta shesë veten në këtë mënyrë. Ndjesë për sinqeritetin, por e kuptojmë të gjithë që gjithë ajo intervistë melankolike ka një qëllim. Dhe kur lexoj që Rroku ka seancë dëgjimore pas pak javësh, më neveritet akoma më shumë ajo çfarë kam parë e dëgjuar në televizionin Klan.
E mendoi Arditi - apo kushdo që pranoi të trasmetonte - se çfarë do të ndjenin familjarët e Aldës? U ndjeva unë keq, që e kam njohur ato pak vite shkolle të bëra bashkë. Po ajo motër e ai baba, që mbetën vetëm e të cilëve jeta iu shkatërrua? Si ndihen ata që shohin në televizor vrasësin, atë njeri, që u mori dy personat më të shtrenjtë, të flasë në atë mënyrë? Po sikur t’i kish ndodhur vetë Arditit kjo gjë? Do ta pranonte që në televizion "ta falnin" vrasësin e vajzës së vet? Por duhet t'ju them se pjesa më e dhimbshme ka qenë kur, një ditë pas kësaj interviste, në Facebook, në postin reklamues të intervistës, komentet e personave ishin të tipit: "sa gjynah" apo “i shkreti, ka vuajtur" ose "hajde ta falim".
Nëse qëllimi i Arditit dhe televizionit KLAN ka qenë t’u bëjnë thirrje emocioneve dhe ndjeshmërisë së një publiku, që nuk di, ose nuk e mban mend çfarë ndodhi para 15 vjetësh, epo … ia arritën qëllimit! Por unë nuk harroj. Ashtu siç nuk harrojnë të gjithë shokët e shoqet e tjera të klasës së Aldës, familja e saj, që - jam e sigurtë - neveriten po si unë me këtë situatë.
Ju falenderoj për artikullin që keni publikuar mbi Rrokun, intervistën, Arditin dhe qëllimshmërinë e gjithë kësaj farse.
Nga zemra, ju falenderoj. (M.)
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com