LETRA: Pacientja tek 'Sanatoriumi' tregon anën tjetër të spitalit që i ka shpëtuar jetën

LETRA: Pacientja tek 'Sanatoriumi' tregon anën tjetër të spitalit që i ka shpëtuar jetën

Në një kohë që janë bërë publike informacione rreth shërbimit dhe keqtrajtimit të pacientëve të infektuar me COVID, një tjetër paciente e cila sipas saj ka kaluar koronavirusin i është drejtuar me një letër drejtorit të Sanatoriumit Perlat Kapisyzit.

Julita Veleshnja shprehet në letër se falë shërbimit të mirë nga stafi spitalor, ajo ka arritur të fitojë betejën me koronavirusin.

I nderuar Z. Kapisyzi,

Nisur nga situata mediatike e krijuar mbi sherbimin dhe trajtimin e pacienteve ne spitalin universitar ” Shefqet Ndroqi” e çmoj te arsyeshme te shprehem objektivisht si ish paciente e ketij spitali, tashme e rehabilituar duke tejkaluar cdo problematike shendetesore krijuar si pasoje e COVID -19. Prej afro 11 ditesh jam perpjekur te fitoj betej ndaj kesaj semundjeje ne ambjentet e shtepise por rezultuan te pasuksesshme duke renduar dhe perkeqesuar gjendjen time. 

Ne daten 27 nentor duke mos suportuar dot me veshtiresite ne frymemarrje, temperaturen prej 11 ditesh prezente dhe pafuqine rrenuese trupore jam gjenduar ne dyert e spitalit universitar ” Shefqet Ndroqi”, perpos shqetesimeve te mesiperme shtuar dhe gravidance ne javen e 26 asokohe. 

Sapo kam mberritur jam pyetur mbi shqetesimet qe ndjeja dhe kam marre ndihmen e pare ne urgjencen spitalore. Pas kesaj filluan ekzaminimet per te konkluduar saktesisht mbi gjendjen time. Rezultati i se gjithes ishte shtrim i domosdoshem dhe trajtim spitalor. Gjithe sa ndenjta, ekzaktesisht nga data 27 nentor deri me 4 dhjetor 2020, ne intervalin prej 9 ditesh jam trajtuar dhe sherbyer humanisht dhe denjesisht nga infermieret e spitalit. Kam ndare dhomen prej 8 ditesh me te ndjeren znj. Liljana Kalemi per te cilen ndjej thellesisht keqardhje per largim te parakohshem nga jeta. 

Mund te flas nen pergjegjesine time te plote juridike mbi gjendjen e saj, sesi sherbehej aty apo sesi trajtohej nga personeli mjekesor. Gjithcfare do te rendis jane situata te para objektivisht, refuzoj te keqinterpretohen apo lexohet mes rreshtash.

E ndjera znj. Kalemi ka mberritur ne spital me gjendje jo te mire shendetesore, gjendje qe u agravua me tej me kalimin e diteve. Kujtoj qe ne ditet e para kishte mundesine e bisedes, ushqehej dhe trajtoheshim njesoj me korrektesi. Ne asnje moment, edhe pse ne moshe shume here me te re, shtuar edhe vazhdimesine e nje gravidance te veshtire, une nuk kam paramenduar se jeta ime vlen me teper se e dikujt tjeter, perkundrazi te gjithe luftonim njesoj ndaj pabesise se semundjes. 

Znj. Kalemi mbikqyrej dhe kontrollohej me shpesh nga personeli mjekesor, shume me shpesh sesa une. Ne asnje moment nuk i ka munguar ndihma e kerkuar. Ndjej keqardhje per kaq shume aludime ne media se ne spital nuk paskesh patuar as termometer. Temperatura na matej disa here ne dite, fillimisht me mates elektronik dhe ne rast dyshimi mbi pasaktesi, me mates me zhive. Eshte e vertete se e ndjera ka kerkuar termometer nga familjaret e saj por une them me bindje se per intervalin prej 8 ditesh qe bashke kemi ndare te njejten dhome, asnjehere nuk i ka sherbyer ta perdorte. Ne spital shkohet t’na sherbejne pasi pretendohet se jemi te pamundur, por jo te vetesherbehemi. 

Nje tjeter moment i rendesishem ku duhet te ndalem eshte largimi i tavolines se saj te ushqimit. E thene ne kete trajte tingellon makabritet duke larguar apo stepur shume te semure te tjere te cilet tanime nuk do guxonin te pranonin sherbim te specializuar mjekesor sado ne nevoj qofshin! Organet kompetente duhet te hetojne saktesisht kohen kur dergoheshin mesazhet e saj drejtuar familjareve, nese nga datat derguese rezulton se deri brenda dates 4 dhjetor kur une kam lene ambjentet spitalore ka ndodhur,  kjo situate jo vetem eshte e pazakonte por mbi te gjitha eshte e pavertete. Nese ka ndodhur pertej kesaj date duhet hetuar saktesisht mbi ngjarjen. Ndermjet shtreterve eshte ndodhur vetem nje komodine per mungese hapesire, vend ku vendoseshin ushqimet qe na adresonin familjaret. Ne mungese te kesaj hapesire  znj.Liljana kerkoi ti shtohej nje karrike ku te vendoste ushqimet, kjo e beri te veshtire me kalimin e diteve nderhyrjen e infermiereve per tu kujdesur per te, madje as stativi i sorumeve s’po gjente me vendin e tij te qendrimit, duhej detyrimisht te tejkalohej karrikja e tejmbushur me pas te merrte e ndjera sherbimin sipas rendit te percaktuar orar. 

 Nisur nga kjo, u arsyetua se komodina do ishte e perbashket dhe karrikja do te zhvendosej. Keshtu ne ndam perbashket te njejten komodine ku e ndjera arrinte lehtesisht lengjet e saj per ti konsumuar apo mjete te tjera te domosdoshme, ndonese karrikja tanime ishte zhvendosur pa nje funksion tjeter brenda dhomes. Asnjehere nuk ka ndodhur qe t’mos jete ushqyer apo maltrajtuar si eshte paraqitur rasti ne media. Absolutisht flas per te gjithe intervalin e diteve qe bashke ndame te njejtin mjedis qendrimi. Ushqimi asnjehere nuk ka munguar apo eshte vonuar nga spitali, ketu duhet te merren edhe deshmi te paciente te tjere. Shperndahej cdo dite njesoj, ne te njejtat orare sipas regjimit spitalor. Znj. Kalemi shume pak ushqehej me ushqimet e ofruara nga spitali, preferonte ato te shtepise te sjelle nga familjaret, edhe ato here pas here i refuzonte se ishin ftohur apo s’ishin mjaftueshem likuide per tu kaperdire.

 I vetmi shqetesim qe dua te ngre me ze te larte eshte mospranimi i ushqimeve te sjella nga familjaret ose se paku kontrolli paraprak i tyre. Jo gjithmone te afermit tane kane kultuten e mjaftueshme mjekesore dhe here pas here ne vend te permiresimit si padashur demtojne shendetin e pacienteve te shtruar. Kete e them pasi zonjes Kalemi i mberrinin ne dhome te adresuara per te, lengje te konservuara frutash me embelsues  duke ditur se ajo vuante nga diabeti dhe ne nje prej diteve nga konsumi i tyre diabeti i saj arriti ne shifra te larta, gje qe e shqetesoi dhe u desh nderhyrja e menjehershme e mjekeve ti injektonin dozen e duhur te insulines per ta normalizuar. E ndjera ishte e oksigjenuar dhe si pasoj nuk i kryente nevojat fiziologjike ne tualet, ishte i detyrueshem per te defektimi ne pampers. Zotohem se asnjehere nuk i eshte vonuar sherbimi per ta pastruar dhe nderruar, askush nuk ka ngritur zerin ndaj saj ne asnje moment qofte edhe ne mbremjet vone kur infermieret dukeshin te drobitura. 

Ne i shihnim infermieret/infermieret sesi nuk gjendeshin neper korridoret e zbrazur pasi vraponin neper dhomat e pacienteve. Kujtojme se kohet kane qene te veshtira, ku numri i te infektuarve ishte i larte, ku vinin autoambulanca dhe ktheheshin serish pasi nuk kishte me shtreter dhe ne ishim aty, falenderues ndaj zotit qe e gezonim nje shtrat dhe merrnim nje sherbim. Nuk duhet te ligjerojme dhe te behemi puritan pa njohur dhe pare se afermi cfare ka ndodhur. Natyrisht qe askush nuk ndjehet mire kur sheh veten sesi semundja ia ka reduktuar fuqite, sesi s’po mundet dot te kryej aktivitetet utilitare te meparshme, por kjo eshte barra e te zenit nje shtrat spitalor dhe ku fjalet inkurajuese te mjekeve se ‘ keto jane vetem dite kalimtare’  te mbushnin me shprese! 

Ne daten 4 dhjetor, te fundit diteqendrim ne ambjentet spitalore kam pare vete infermieren Xhesi sesi e ushqente zonjen me doren e saj, me kujdes dhe pa nxitim. Mirenjohje dhe respekt i jashtezakonshem per durimin e saj dhe urtesine e shfaqur. Njesoj permendur dhe Bona, nje tjeter infermiere durimtare dhe e papertuar. Ndjese ju lutem per moskujtim te shume emrave te tjere qe realisht jane gjendur dhe sakrifikuar, djem dhe vajza te shkelqyer ne sherbim dhe inkurajues ne dialog. Pas dyerve te dhomave nuk di t’ju them ç’kompromise behen por nese zonja Kalemi do te ishte midis nesh do ti bashkangjitej optikes sime per sherbim human dhe durim te shfaqur! 

Gjate gjithe diteve te qendrimit tim aty, asnjehere nuk me eshte dashur te blej sherbimin me ndihmen e te  ardhurave. Me mua kjo jo, nuk ka ndodhur! As nuk kam ofruar dhe as nuk me eshte ofruar kush t’me kerkoi detyrimisht. Absolutisht edhe une ashtu sikurse gjithe opinioni publik kerkojme qe organet kompetente te vendosin ne pozitat e fajtorit sharlatanet, zhvatesit dhe hartuesit e skemave te mashtrimit. Ne optiken time eshte e mjergullt pergjigja se nese zonjes Kalemi i eshte mohuar ushqimi atehere perse nuk ia kerkonte infermiereve?! Perse ne asnje moment asnje infermier nuk ka dijeni mbi pangrenesine e saj, veç zonjes Alldervishi? Po, eshte e vertete se kjo e fundit vinte disa here ne dhomen tone dhe i sherbente te pakten per aq dite sa une isha aty. Sherbimi synonte qe nga veshja e corapeve deri ne ushqimin e saj apo nderrimin e rrobave te ndotura. Qe sapo u gjendem ne te njejten dhome, zonja Alldervishi u prezantua si sanitare, realisht nuk llogaris dot periudhen kohore kur kjo e fundit eshte kamufluar si infermiere, edhe vete zonja Liljana e dinte mirefilli se ishte nje sanitare madje jo ne pavionin ne te cilin ne ishim. Mbi ceshtje kaq te rendesishme qe prekin dhe ngrene peshe opinionin publik mendoj se duhet hetuar dhe investiguar mbi vertetesine e mesazheve te se ndjeres derguar familjareve te saj.

Jam absolutisht e pergjegjshme te deklaroj dhe te mbroj deshmine time se zonja ishte e perndjekur nga ankthi dhe frika e shtuar dhe ne ditet kur gjumi i saj i nates ishte tejet i qete. Ndoshta e gjithe kjo nga  presioni i jeteve te humbura apo kur ne korridor shfaqeshin barrela me paciente tashme te ndare nga jeta dhe permes hapesires se deres sone dukeshin trupat e tyre tashme te pajete. Gjithe ky presion mental ndikon ne frikesimin e pavetedijshem te njeriut dhe kur shprehet se gjithcka shkon mire! Me keqardhje them se sikur e ndjera te ishte midis nesh vertetesisht do pohonte se te gjithe infermieret i luteshin te mos stresohej, te qendronte e qete se gjithçka do te tejkalohej. Ashtu sikunder po jehon ne media per nje pafundesi mesazhes per mossherbim cilesor kundrejt spitalit drejtuar te bijes se saj, kjo paraqet mundesine e pacientes per te shkruar dhe shpjeguar poziten e saj por asnje shkrim i derguar jashte nuk e ushqente apo nderronte kur kishte nevoj, do te ishte shume me mire ti shpjegohej infermiereve qofte edhe me gjeste, gje te cilen e bente shpesh nese i duhej gjesend. Ne asnje moment nuk dyshoj se ato infermiere qe na sherbenin te dyja ne, do ta linin zonjen tashme ne nevoja utilitare te pasherbyer. Organet kompetente duhet te hetojne mbi kete ceshtje tashme te ndjere per mbare opinionin publik nese mesazhet e derguara paraqesin vertetesi apo jane te mveshura me frike, pasiguri, ankth te shtuar duke tjetersuar situatat. Le ti japim Cezarit ate qe i takon Cezarit! Te gotasim dhe gulfasim ndaj zhvatesve dhe joprofesionisteve te vertete por jo ndaj sakrifikuesve dhe te gjendurve per ne ne ditet tona te veshtira! Sakaq po perfundoj korrespodencen time, edhe pse ne ditet e fundit te gravidances dhe teper e veshtire per te paraqitur versionin tim objektiv mbi situaten pa u shqetesuar!

Mirenjohje dhe falenderime per heronjte te cilet luftojne ne frontin e pare te luftes kunder COVID-19, te cilet tregojne denjesisht se vlerat njerezore paraprijne ato te interesave personale dhe se ende vlen betimi madheshtor i Hipokratit ku profesioni ushtrohet me ndergjegje dhe vetesakrifikim, ku jeta e mjekut vendoset ne sherbim te humanitetit! Per aq kohe sa ju punoni denjesisht merrni respektin tone, e nese ndodh e kunderta, ne nuk duhet te heshtim, por te gjithe se bashku te bertasim se 

‘ mbreti eshte lakuriq’  ! E nenshkruara Julita Veleshnja / Marrë nga Tema.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 04/02/2021 11:12

    Ju lutem boll dolet ne mbrojtje te “agresoreve”.Nuk ka gje me te shemtuar sesa te behesh pale me ta dhe ti vrasesh per here te dyte viktimat.. Kjo leter pervecse me neverit me shume me revolton, duke u munduar te mbulohet e verteta .. Pa dashur me kthyhet ne kohen e komunizmit ku e bardha behej e zeze , dhe mbi te gjitha nqse dikush kundershtonte denohej. Spitalet tona kane qene , jane, dhe me vjen keq se do vazhdojne te ngelen BORDELLO per sa kohe nuk ndryshon neutropia.. Nje problem nuk zgjidhet duke u mbuluar ,se behet me i madh por duke u evidentuar dhe gjetur zgjidhje.

    Përgjigju
  • Tirja: 04/02/2021 01:43

    Meqe u zbulua rasti i Tires fitove ti zonje e nderuar se po te mos ishte zbuluar edhe ti si pacientja e Tires do te perfundoje.

    Përgjigju
  • meri: 04/02/2021 01:00

    Te them te drejten,po ndjei me shume NEVERI nga kjo leter,me te cilen kerkohet te Mbulohet SKANDALI,dhe t'i dilet ne mbroitje personelit te atij spitali "BURDELLO".Zonja,respektin ta mbaj per vete ,sepse i eshte ber asaj,dhe nuk ka perse kerkon te na mbush mendjen ne,per sjelljen e doktoreve,infermjereve e sanitareve.Faktet jan realitit i TMERRSHEM....Drejtesia te bej detyren e saj.Boll me Letra Paçavure si kjo,sepse ne kete menyre mbroni krimin dhe kriminelet ,dhe vrisni VIKTIMAT:

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën