Lëvizi Ervis Martinajn në Tiranë dhe Durrës, ish-oficeri i Operacionales kërkon lirinë në Apel
Ervis Martinaj dhe Jeton Lami
Jeton Lami, oficeri i arrestuar si shofer i Ervis Martinaj ka kërkuar lirinë në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Cështja është planifikuar të gjykohet më datë 20 shtator në orën 09:50.
Efektivi i policisë Jeton Lami, u la në në burg me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe dekonspirimit të operacioneve policore. Teksa po hetonte për zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt, policia zbuloi se për t’u arratisur, Martinaj ishte ndihmuar nga agjent i forcave operacionale në Policinë e Shtetit, Jeton Lami, i cili u prangos më 23 gusht nga policia e Lezhës.
Efektivi Lame është zbuluar pas hetimeve që po kryejnë pas denoncimit që ka bërë familjari se Ervis Martinaj është zhdukur. Xhaxhai, Faik Martinaj, ka denoncuar në Komisariatin e Policisë Lezhë se ka humbur kontaktet me nipin. Policia Shqiptare dhe Shërbimi Informativ janë përfshirë në një hetim të përbashkët për gjetjen e Ervis Martinaj.
Kujtojmë se në korrik të vitit 2021, teksa përfundoi hetimet për vrasjen e Santiago Malkos, SPAK nënvizonte se plani ishte ekzekutimi edhe i Ervis Martinajt por s'kanë mundur ta gjejnë atë edhe pse kishin informacion se kishte udhëtuar në Spanjë apo Turqi.
Ervis Martinaj është në kërkim ndërkombëtar me urdhër të SPAK, pas dëshmive të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani i cili ka thënë se Martinaj e kishte paguar për të vrarë Indrit Doklen. Ai ka thënë se 500 mijë euro do paguante Ervis Martinaj për këtë vrasje. Vetë Nuredin Dumani ka thënë se ka marrë porosi nga Ervis Martinaj për ta vrarë, ka rënë dakord që Ervisi të jepte për vrasjen e Indritit shumën prej 500 000 Euro dhe se ka marrë paradhënie shumën prej 100 000 Euro. Kujtojmë se Indri Dokle ka qenë numri 2 i Bandës së Durrësit dhe është i dënuar për “Krijim i organizatës kriminale”, “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të organizatës kriminale. Ervis Martinaj është një prej njerëzve më të njohur të botës së krimit në vend. Ai është konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë, i akuzuar për vrasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqytetin.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
30.4%
-
Të gabuar
55.4%
-
Nuk e di
14.2%
Vota total: 148
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lezhë/ Vijon të jetë në arrati, Gjykata dënon me 5 vite burg ish-kreun e Njësisë Administrative Ungrej, Gëzim Kola! U gjet fajtor për 'Kultivim të bimëve narkotike'
15 Janar, 09:01
-
U arrestua në Britani për ekstradim, Edison Muceku akuzohet si 'ushtari' i Tor Xhecukës! Lidhjet me Ervis Martinajn dhe krimi i 2020 në Bulqisë
12 Janar, 09:00
-
Tiranë/ Iliba Bezati zgjidhet me 18 vota pro zëvendës kryetare e Gjykatës së Apelit të Përgjithshëm
10 Janar, 11:58
-
Gjykata e Apelit kërkon ambiente me qira pas hartës së re gjyqësore, KLGJ bën thirrje publike
4 Janar, 18:05
-
Bilanci i punës së drejtësisë në 2024! Eksperti i Sigurisë Për Report Tv: Goditja më e madhe, grupi i Suel Çelës! Xhani: Duhen hetuar lidhjet e krimit me politikën
30 Dhjetor 2024, 19:30
-
Masakra me 4 të vrarë në Shkodër/ Gjykata e Apelit heq masën e pezullimit nga detyra për 4 efektivët! Do hetohen në gjendje të lirë me 'detyrim paraqitje'
30 Dhjetor 2024, 16:10
-
Tiranë/ U vra në atentat më 2020, Prokuroria kërkon konfiskimin e 13 pronave me vlerë 2.5 mln euro të biznesmenit Gjergji! Trafik droge e pastrim parash në Itali e Holandë
30 Dhjetor 2024, 09:29
-
Atentati ndaj shqiptarëve në Athinë, rihapet dosja e vrasjes së 32-vjeçarit shqiptar Roan Brahimi, armikut të Ervis Martinajt! Dyshohet se kanë lidhje
17 Dhjetor 2024, 15:10
-
Merrnin ryshfet për të liruar patentat e pezulluara, Apeli i GJKKO shton dënimet për 7 persona
3 Dhjetor 2024, 09:32
-
Lezhë/ Vranë për hakmarrje biznesmenin në Mamurras, Apeli lë në fuqi 47 vite burgim për 2 autorët! Shkak rrahja dhe ngacmimi i një vajze
26 Nëntor 2024, 12:29
-
Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut! Shqetësim gjyqtarët e prokurorët që janë në sistem, ka premisa që kryejnë akte korruptive! Me iniciativën tonë hetojmë të shkarkuarit
25 Nëntor 2024, 10:48
-
Vrasja e Martinit/ Gjendet pranë Gjykatës së Apelit thika, me të cilën u kry krimi! Bashkë me të edhe çanta e shkollës e 14 vjeçarit të arrestuar si autor
22 Nëntor 2024, 21:09
del del se po te presin te dy palet.
PërgjigjuNuk eshte shperdorim detyre por bashkepunim ne organizate kriminale dhe ndihme te kerkuarve nga drejtesia,4-7 vjet burg
PërgjigjuNuk ka pse e mbajne kot ne burg,ky eshte shkarkuar nga policia dhe thjesht akuze per shperdorim detyre
PërgjigjuDakord jam, ka te drejte ta kerkoje, por ne lajm s'po kuptoj argumenti kush eshte? Ose ky nuk njeh ligjin ose nuk njeh veten...
Përgjigju