Avokati Përparim Çaça ka komentuar lëvizjen e ish deputetit të PD Ervin Salianji, ndërsa ky i fundit ishte sot në një takim me demokratët në Elbasan nga ku hodhi akuza ndaj lidershipit demokrat që sipas tij janë kthyer në humbës serialë.
Çaça tha se lëvizja e ndërmarrë nga Ervin Salianji ka arritur të vërë në lëvizje strukturat dhe anëtarësinë demokrate.
‘Kjo është një lëvizje që tashmë do të jetë në të gjithë vendin që do të duhet të ketë një farë komunikimi me anëtarët. Kjo lloj lëvizje që e ka rigjallërruar PD do të ketë protesta do të mblidhet Këshilli Kombëtar sepse deri dje ishte vetëm Berisha që jepte konferenca shtypi. Pra duhet që të bëhet një analizë e thellë e asaj që ka ndodhur sepse deri më tani nuk është bërë. Kjo lëvizje e ka vënë në lëvizje partinë. Po Salianji s'mund të thotë sot që jam kandidati përballë Berishës, sepse nuk kemi zgjedhje tani, por në pranverë do të shohim se çfarë do të ndodh', tha ai.
Lajmi kryesor:
SPAK kërkoi autorizim nga Kuvendi për arrestimin e Ballukut, Çaça: Duhet të miratohet! Kthupi: Masa mund të rëndohet! Topuzi: Duhet të jepte dorëheqjen












