Lëvizja për Shpëtimin e PD, Elezi: Basha të largohet, procesi për zgjedhjet në rrethe, farsë

Ibsen Elezi, pjesë e Lëvizjes për Shpëtimin e Partisë Demokratike, i ftuar në studion e lajmeve në Report Tv ka thënë se kryetari i PD, Lulzim Basha duhet të largohet ose rezultati në zgjedhjet lokale 2019, do të jetë fatal për demokratët. Elezi ka thënë se mbështetësit e PD duhet të ngrihen në këmbë dhe të kërkojnë largimin e Bashës nga PD.

“Parashikoj largimin e Bashës dhe hapjen e një procesi zgjedhor në PD, në të kundërt në zgjedhje do të dalim shumë keq.”-tha Elezi.

Ish-drejtuesi lokal i PD-së në Kukës për shumë vite tha se procesi që po zhvillohet për kryetarët e PD-së në rrethe është farsë.

Beteja s’është më e Berishës por e jona. Me fakte dhe video konkrete shihet sesi janë vjedhur votat për zgjedhjen e Bashës. Duke qenë se PD sot me një kryetar jolegjitim, Basha ka shpërndarë njerëzit e tij për të mbyllur një proces farsë. Ka shumë pak elitë, që Basha nuk ka çfarë t’ju bëjë dhe ata do vazhdojnë të jenë, por gjithsesi, ata janë shumë pak.

Ibsen Elezi, pjesë e Lëvizjes për Shpëtimin e PD

Elezi shtoi se në këto zgjedhje po marrin pjesë njerëz të cilët nuk kanë dhënë kontribut në PD.

Nota reserve ka gjithmonë. Situata e zgjedhjeve në nivelin e parë ka problematika që nuk kalojnë lehtë. Ka mbi 100 kryetarë që konfirmojnë që as nuk janë njoftuar për realizimin e mbledhjeve. Kjo është shkelje statuore. PD merr e selekton 2-3 vetë por kjo nuk është normal. Unë do vijoj të jem në PD edhe kur Basha të mos jetë më.

Ne nuk mund të ndërtojmë strukturë. Ne bashkëbisedojmë me demokratë për shumë element që në PD duhet të zgjidhen. Këto janë problematika të qenësishme. Të shtunën kemi organizuar një protest. PD është drejt rënies. Në grupseksione janë zgjedhur njerëz që nuk kanë kontribuuar. Impenjimi është i ulët. Ka demokratë që e kanë dhënë kontributin e tyre të jetës në PD, dhe ne duam që ato të marrin pjesë. Beteja për shpëtimin e PD nuk është vetëm në PD.

Ibsen Elezi, pjesë e Lëvizjes për Shpëtimin e PD

Elezi ka folur edhe për misionin e kësaj lëvizjeje, e cila sipas tij, ka si qëllim marrjen në dorë të frenave për të shpëtuar PD dhe për t’i dhënë vendit një kastë politikanësh të ndershëm.

Opozita, pa mision. S’po bën opozitë, në këtë situatë katastrofike. Duke parë gjendjen ekonomike dhe sociale të vendit, ne e kemi thënë dhe më herët që vendosja e një oligarkie mund të largohet vetëm me protestë. Protesta është paqësore dhe e qëndrueshme. Protestat duhet të jenë rezistente. Si në rastin e Kukësit dhe në rastin e Unazës së Re. PD dhe kryetari duhet t’iu prinin njerëzve. Qeveria e Ramës ka fuqizuar ekonomikisht një grup njerëzish. Kjo ka bërë që rezistenca të bjerë. Njerëzit po i le pabukë e kanë mendjen tek buka. Gjithë ai aktivitet kriminal ka inkriminuar një pjesë të shoqërisë duke ulur imunitetin. Kjo është një nga arsyet kryesore pse jemi këtu sot. E rëndësishmja është që të merremi me politikë. S’mund të merresh me kauza si Basha, por PD duhet të japë shembullin e saj. Duhet një kastë politikanësh të ndershëm dhe të suksesshëm. Kur ka lëvizje ka edhe njerëz skeptik. Kjo lëvizje është ndërtuar me njerëz që s’kanë lidhje me qeverisjen e mëparshme të PD. Vetëm poste lokale, kemi patur.

Ibsen Elezi, pjesë e Lëvizjes për Shpëtimin e PD

Elezi tha se largimi i Bashës duhet të kthehet në një precedent, në mënyrë që të gjithë ata të cilët nuk zbatojnë ligjet dhe normat, të largohen nga drejtimi i një partie, por edhe vendit.

Demokratët duhet të çohen në këmbë, se s’ka më lidhje me figurat. Duhet të krijojmë një precedent, se ai që s’pyet për ligje dhe norma duhet të largohet nga drejtimi. Ka paaftësi në analizë, se ata që sillen kështu duhet të largohen. Kjo është kauzë, jo Babalja. Të duhet Babalja për ta parë që është i lidhur me krimin. Në rastin që kryeministri pretendon se është i aftë dhe bën shtet, duket që i ka terrorizuar njerëzit. Kjo s’është mënyra për të bërë shtet.

Ibsen Elezi, pjesë e Lëvizjes për Shpëtimin e PD

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shunden-Bunden: 24/11/2018 16:51

    Basha te largohet? Basha te qerohet e te shkoje ne lumin Lana te pije pak uje qe te vije ne vete... ai leng i ben derman.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja