Levizja per Universitetin: Kaos
mijera studentë jashtë auditoreve

Levizja per Universitetin: Kaos<br />mijera studentë jashtë auditoreve
Lëvizja për Universitetin përmes një deklarate të shpërndarë për mediat ka thënë se sot në nisje të vitit të ri akademik janë ende mijëra kuota bosh në universitete ndërkohë që shkak për këtë është bërë reforma në arsimin e lartë.

Sipas kësaj lëvizje, udhëzimi numër 13 i Ministrisë së Arsimit të Sportit ka krijuar kaos në universitete ku ende nuk dihet se sa studentë janë regjistruar në universitetet private.

Sa i përket shtyrjes së afatit të regjistrimeve deri më 27, kjo lëvizje thotë se është shenjë e qartë e dështimit.

Lëvizja për Universitetin i ka bërë thirrje studentëve që të bashkohen për një universitet me dyer të hapura sipas meritës.

Mijëra kuota në Universitete, bosh. Udhëzimi nr 13 është shkaku i kaosit të krijuar. Ende nuk dihet sa studentë janë regjistruar në universitetet private. Shtyrja e fatit të regjistrimeve deri më 27, shfaqje e qartë e dështimit të qeverisë. Thirrje studentëve që të bashkohen në nismën tonë për një universitet të rime dyer të hapura sipas meritës” shkruhet ndër të tjera në deklaratën e bërë.

deklerate levizjes per universitetin

universiteti proteste


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj: Shqipëria, një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor

Presidenti Begaj: Shqipëria, një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor