Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave liroi nga detyra Entela Ramosaçajn, zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Mjekja e njohur infeksioniste në Spitalin Infektiv Entela Ramosaçaj (Kolovani)  qe ka qenë për muaj të tërë në frontin e betejës me COVID-19, u emërua zëvendësministre e Shëndetësisë më 15 qershor të vitit 2022.

Ramosaçaj është zëvendësuar në detyrën e zëvendësministrit të Shëndetësisë dhe Mirqënies Sociale nga Oltjon Muzaka.